WhatsApp, shërbimi i mesazheve në pronësi të Facebook, mund të gjobitet deri në 50 milionë euro për shkelje të rregullave mbi mbrojtjen e të dhënave të Bashkimit Europian. Aplikacioni akuzohet se nuk ka dhënë informacione të përshtatshme te klientët mbi ndarjen e të dhënave me Facebook. Sipas ANSA-s, javën e ardhshme komiteti i privatësisë së BE (EDPB) duhet të diskutojë çështjen gjatë seancës plenare me përfaqësuesit e autoriteteve kombëtare të mbrojtjes së të dhënave.
Sanksioni paraprak, për të cilin po diskutojnë ende agjencitë e ndryshme të privatësisë së BE-së, mund të përfaqësojë një nga më të lartit e vendosur ndonjëherë nën Rregulloren e Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së (GDPR), në fuqi që nga viti 2018.
LEXO: Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave
WhatsApp mund të gjobitet nga 30 deri në 50 milionë euro për mosrespektimin e plotë të kërkesave të transparencës të përcaktuara nga GDPR. Përveç kësaj, autoritetet për mbrojtjen e privatësisë mund të kërkojnë që WhatsApp të ndryshojë mënyrën se si i trajton të dhënat e përdoruesit për të qenë më transparent.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.