WhatsApp po e bën më të lehtë daljen nga grupet që nuk ju pëlqejnë - Business Magazine Albania

WhatsApp po e bën më të lehtë daljen nga grupet që nuk ju pëlqejnë

grupet

CEO i Meta, Mark Zuckerberg ka njoftuar së fundi se WhatsApp po punon për një veçori që do t’ju lejojë të largoheni në heshtje nga një grup. Sipas The Guardian, administratorët e grupit do të njoftohen, kështu që daljet nga grupi juaj nuk do të jenë plotësisht sekrete, por është më mirë se asgjë.

Nuk është e vetmja veçori e re që po vjen. WhatsApp gjithashtu do të bllokojë marrjen e screenshots e mesazheve “view once”, një veçori e njohur nga Snapchat, pionieri i mesazheve kalimtare. Si gjithmonë, kini parasysh se kjo nuk garanton privatësi, pasi personi në anën tjetër mund të bëjë gjithmonë një foto të ekranit të telefonit.

Lexoni: WhatsApp sjell opsionin e ri. Një “shans i dytë” për mesazhet që dërgoni

Më në fund, Zuckerberg konfirmoi një veçori që pamë duke u testuar në korrik, duke i lejuar përdoruesit të fshehin statusin e tyre online. Kjo do të thotë që përdoruesit e tjerë nuk do të jenë në gjendje të shohin se kur e keni përdorur për herë të fundit aplikacionin.

“Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mënyra të reja për të mbrojtur mesazhet tuaja dhe për t’i mbajtur ato private dhe të sigurta sa bisedat ballë për ballë,” tha Zuckerberg në postim.

Sipas The Verge, dalja nga grupi dhe statusi i fshehur online po vijnë këtë muaj, ndërsa parandalimi i screenshot po vjen “së shpejti”.

/mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0