Zuckenberg deklaroi në prezantimin e investitorëve se brenda pak muajsh WhatsApp pay me shumë gjasa do të jetë aktive.
Për ata që nuk e dinë, WhatsApp pay është një kombinim i messenger dhe një sistemi pagesash, të cilin Facebook e ka kombinuar dhe e ka testuar për rreth një vit në Indi në të paktën 1 milion përdorues.
Nuk është një risi teknologjike, pasi në Azi dhe veçanërisht në Kinë, ka platforma të përafërta dhe të suksesshme, si We Chat. Por, suksesi i mundshëm në treg i WhatsApp Pay, do të kishte efekt global shumë më domethënës, nisur nga përdorimi i gjerë i tij në botën perëndimore.
LEXO: Facebook ju gjurmon ku jeni edhe nëse e keni fikur lokalizuesin
Përdoruesit e iPhone 4 dhe modelet e mëprarshme nuk do të mund të përdorin Whatsapp pay. E njëjta gjë vlen për përdoruesit e smartphone-ve android, në Android 2.3.7 apo produkte të mëparshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.