WhatsApp ndryshon drejtim, nuk kufizon përdorimin nëse nuk pranoni rregullat e reja të privatësisë - Business Magazine Albania

WhatsApp ndryshon drejtim, nuk kufizon përdorimin nëse nuk pranoni rregullat e reja të privatësisë

WhatsApp

Më herët drejtuesit e aplikacionit të Facebook – WhatsApp u shprehën se përdoruesit do kishin limitime në përdorimin e llogarisë së tyre në WhatsApp me kalimin e kohës nëse nuk do të pranonin rregulloren e re të privatësisë deri më 15 Maj. Nga ana tjetër, Facebook tani shprehet se plani tashmë është ndryshuar dhe rregullorja e përditësuar nuk parashikon limitim në përdorim.

Lidhur me diskutimet e ngritura kohët e fundit me autoritete dhe ekspertë të ndryshëm të privatësisë, do donim të bënim të qartë faktin që ne nuk do ta limitojmë gamën e përdorimit të WhatsApp për ata që nuk kanë rënë dakord me përditësimin e fundit të aplikacionit,” u shpreh zëdhënësi i WhatsApp. Për më tepër, u shpreh ai, ky është plani që pritet të ndiqet për një periudhë të pacaktuar.

Rregullorja e re ka qenë një burim polemikash për muaj të tërë

Lajmi i rregullores së re ka shkaktuar një rrëmujë të vërtetë dhe ka ngritur shqetësime në lidhje me informacionet personale të përdoruesve, (disa nga të dhënat e përdoruesvë, si numri i celularit janë ndarë me Facebook sipas rregullores që hyri në fuqi në 2016)  të cilët mendohet se WhatsApp do i ndajë me Facebook. Sidoqoftë, WhatsApp thekson se ky rast nuk vlen për një analogji – përditësimi i rregullores ka të bëjë me mesazhet që i dërgohen bizneseve nga WhatsApp të cilat mund të ruhen në serverat e Facebook.

Lexo: Nine i Australisë arrin marrëveshje me Google dhe Facebook

Shumica e përdoruesve të cilët kanë lexuar rregullat e reja, i kanë pranuar ato – u shpreh kompania në një artikull mbështetës. Po ky artikull ju vë në dijeni të faktit që ju do rikujtoheni herë pas here nga aplikacioni në lidhje me të rejat e rregullores nëse nuk e keni pranuar akoma dhe kjo është akoma e vlefshmem, u shpreh WhatsApp në një deklaratë për shtyp.

“Do vijojmë t’u rikujtojmë përdoruesve herë pas here dhe pranimi ose jo i rregullores së re është në duart e tyre, përfshirë zgjedhjen e tyre për të përdorur ose jo opsionin e komunikimit me një biznes të mbështetur nga Facebook,” u shpreh WhatsApp. “Shpresojmë që kjo qasje të përforcojë bindjen mbi zgjidhjen që çdo përdorues ka, pavarësisht nevojës për të ndërvepruar me një biznes apo jo.”

Theverge

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0