weXelerate mirëpret startupet shqiptare në raundin e dytë

weXelerate mirëpret startupet shqiptare në raundin e dytë


Qendra e inovacionit weXelerate lidh korporata të mëdha dhe startup-e ndërkombëtare në mënyrë që të zhvillojnë shërbime të reja, të futen në tregje të reja, si dhe të bashkojnë furnizuesit, mbështetësit dhe investitorët në një vend.

Pjesa kryesore e këtij sistemi inovacioni multifunksional është programi 4 mujor i akselerimit, i hapur për të gjithë startupet kudo në botë. Struktura modulare e programit synon rritjen, përshpejtimin e proceseve të inovacionit me kosto efektive dhe suksesin në treg të produkteve dhe shërbimeve të reja. Për të arritur këto qëllime, 15 korporata të mëdha dhe më shumë se 50 startupe angazhohen në një bashkëpunim të strukturuar gjatë periudhës së grumbullimit.

Disa nga benefitet e startup-eve:

Më shumë se 100 mentorë me përvojë të gjatë në sipërmarrje, menaxhim ose konsultim janë në dispozicion të tyre. Pjesëmarrja në Programin e Akselerimit është pa pagesë. Pjesëmarrësit duhet vetëm të mbulojnë shpenzimet e tyre të udhëtimit dhe të qëndrimit.

Për kohëzgjatjen e programit të akselerimit, startup-et kanë akses në mjediset premium të punës në një spektakël të pasurive të paluajtshme – hapësira të reja – të vendosura në zemër të Vjenës, ku zhvillohen çdo ditë programet e shumta arsimore, konferencat, diskutimet në podium dhe ngjarjet në rrjet.

Lexoni: Austria bëhet qendra e startup-eve në Europë

weXelerate përqendrohet kryesisht në këto vertikale dhe fusha të teknologjisë: Media, Banka / Fintech, Sigurimet, Inxhinieri, Energji / Shërbime, Blockchain, AI, Lëvizshmëria dhe Siguria.

Ne jemi duke kërkuar për startupe nga Shqipëria për t’u dhënë atyre mundësinë për të marrë pjesë në programin tonë katër-mujor të akselerimit i cili është plotësisht falas. Për të aplikuar kliko këtu.

Programi tjetër fillon në 5 mars 2018 dhe përfundon më 22 qershor2018 me një Demo Day, e cila i jep startupeve mundësinë për të paraqitur veten te klientët potencialë, punonjësit dhe komunitetit të investitorëve. Startups të interesuar mund të aplikojnë deri më 13 nëntor 2017 në https://www.wexelerate.com/apply_now/ .

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0