Webinar, Sfida e të punuarit në distancë

Webinar, Sfida e të punuarit në distancë


Pandemia e virusit Corona, ka detyruar shumicën e bizneseve të mbyllin aktivitetet fizike dhe të punojnë remote nga shtëpia. Njerëzit janë mësuar të punojnë në zyrë, prandaj organizatat nuk ishin përgatitur për një ndryshim të tillë rrënjësor. Në situatën aktuale, organizatat, ekipet dhe njerëzit do të eksperimentojnë më shumë me punën virtuale.

Punëdhënësit janë përballë një sfide të vështirë sepse po u rrezikohet biznesi, nuk janë në kontakt të drejtpërdrejtë me punonjësit dhe po përballen edhe me sfidën ekonomike. Nga ana tjetër, punëmarrësit rrezikojnë vendin e punës dhe si pasojë të pagës. Ashtu si e gjithë bota, me këtë situatë po përballet edhe Shqipëria.

Duke qenë se kanë lindur shumë pyetje për mënyrën e funksionimit të bizneseve tani e tutje, Programi i Inkubimit dhe Akselerimit Hap!de do të zhvillojë një webinar lidhur me të punuarit në distancë. Diskutimi do të përqendrohet tek disa pyetje kyç:

  • A jemi të përgatitur sa duhet për këtë mënyrë të punuari?
  • Çfarë do të thotë për punëmarrësin dhe për punëdhënësin të punosh në distancë?
  • Çfarë mund të bëjnë ata që të përgatiten sa më mirë për këtë mënyrë të punuari relativisht të re, për shumë prej bizneseve shqiptare?

Panelistët janë:

Dritan Mezini, sipërmarrës, themelues dhe drejtor ekzekutiv i “DM Consulting Services” në Shqipëri dhe Kosovë, bashkë-themelues i portalit online të punës dhe karrierës duapune.com.

Gerti Boshnjaku, bashkë-themelues dhe drejtues i “New Media Communications”, kompani komunikimi marketingu dhe zhvillime aplikacionesh online.

Paneli do të moderohet nga Zen Marku.

Webinari do të zhvillohet ditën e enjte, 19 mars 2020, ORA 15:00 – 16:00.

Për t’u regjistruar falas në webinar, klikoni këtu.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0