"WalkCar", transportuesi më i vogël për të udhëtuar - Business Magazine Albania

“WalkCar”, transportuesi më i vogël për të udhëtuar


Një inxhinier japonez sapo ka shpikur një mënyrë të re të mrekullueshme për të udhëtuar: Një transportues të quajtur “WalkCar” që është i vogël, i lehtë , mund të mbahet në çantë dhe me sa duket i thjeshtë për t’u përdorur.

walkcar-transportuesi-me-i-vogel-per-te-udhetuar-businessmag

Produkti është me bateri dhe me madhësi sa një laptop. Edhe pse duket sikur nuk mund të mbajë shumë peshë dhe është bërë nga alumini, ajo me sa duket mund të mbajë rreth 120 kg në bord.

Arrin një shpejtësi maksimale 10 km/h, për distanca deri në 12 kilometra dhe mban rreth 3 orë karikim. Sipas krijuesit Kuniako Saito transportuesi gjithashtu është shumë i lehtë për t’u drejtuar. Kur përdoruesi është mbi të, WalkCar fillon punë automatikisht kurse kur ai largohet ndalon. Për të ndryshuar drejtim mjafton që përdoruesi të zhvendosë peshën e tij.

Më e mira e të gjithave është se ajo nuk ka nevojë për parkim, pasi mund të mbahet në një çantë të vogël kur nuk është në përdorim. Transportuesi kushton rreth 100’000 jen Japonezë ose përafërsisht 800 dollarë.

 

burimi: fortune.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0