Wal Mart do të mbyllë 269 dyqane nëpër të gjithë botën

Wal Mart do të mbyllë 269 dyqane nëpër të gjithë botën


Wal-Mart Stores Inc. ka thënë ditën e sotme se do të mbyllë formatet e dyqaneve më të vogla, Walmart Express dhe gjithashtu edhe 269 dyqane në të gjithë botën, duke përfshirë 154 në SHBA, në një ristrukturim që do të prekë 16,000 punonjës.

Wal Mart, rishitësi me pakicë më i madh në botë, tha se kjo lëvizje synon të rrisë fitimet për aksion nga 20 centë në 22 centë.

Lëvizja vjen tre muaj pasi CEO Doug McMillon sinjalizoi investitorët se po planifikonte të rishikonte operacionet e rishitësit gjigand dhe të mbyllte dyqanet me performancë jo të mirë.

Wal-Mart tha se ka në plan të mbyllë 102 nga format e saj të dyqaneve Express, që janë zakonisht më të vogla se një e dhejta e një superqendre tipike Wal-Mart. Formati bënte pjesë e një projekti pilot që prej 2011-s por nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara.

52 dyqanet e tjera në SHBA janë një miksim i Superqendrave, formati më i madh i Wal-Mart; dyqaneve me zbritje, një format groseri i quajtur Neighbourhood Market dhe Sam’s Club, zinxhir i shitjeve të çdo artikulli.

“Duke menaxhuar në mënyrë aktive portofolin tonë të aseteve është shumë e rëndësishme të mbajmë një biznes të shëndetshëm,” ka thënë në një deklaratë McMillon. “Të mbyllësh dyqane nuk ëhstë kurrë një vendim i thjeshtë, por është e nevojshme për ta mbajtur kompaninë të fortë dhe të pozicionuar për të ardhmen.”

Wal-Mart tha se do të mbyllë 115 dyqane internacionalisht, ku 60 prej tyre janë në Brazil dhe pjesa që mbetet e tyre, zakonisht dyqane më të vegjël, që janë një shpenzim i parave në vendet e tjera të Amerikës Latine. Reuters raportoi për mbylljen e të dyqaneve Wal-Mart në Brazil ditën e enjte.

 

/FoxBusiness/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0