Volvo XC40 ka fituar trofeun e Makina Europiane më e mirë e vitit. Seat Ibiza renditet në vendin e dytë, më pas BMW 5 Series. Lista e konkursit të këtij viti ishte shumë e fortë.
Çmimi Evropian Makina e Vitit i jepet makinës ‘më të mirë’ të vitit, pavarësisht nga kategoria e segmenteve ose e tregut. Zgjedhur nga një juri prej 60 gazetarësh nga 23 vende në Evropë, ‘ECOTY’ është një nga çmimet më të rëndësishme të makinave në botë.
XC40 është e sigurt, e bukur, praktike brenda dhe shumë e përshtatshme për t’u ngarë.
“Volvo tani ka tre SUV në dispozicion në rang global për herë të parë. XC40 do të jetë një kontribues i fuqishëm për rritjen e mëtejshme, duke na futur në një segment të vogël SUV të ri dhe në rritje të shpejtë,” tha Håkan Samuelsson, president dhe CEO i Volvo Cars.
Markat premium të Gjermanisë tradicionalisht janë përjashtuar nga konkursi sepse çmimi është një nga kriteret e gjykimit. Në shumë vende, ato janë tepër të shtrenjta për të qenë të përshtatshme. Por Seria 5 e BMW është një makinë kaq e fortë që pothuajse e mposhti atë pengesë.
/Telegraph
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
