Vodafone po largohet nga teknologjia Huawei. Anglia ndërmerr nismën e para - Business Magazine Albania

Vodafone po largohet nga teknologjia Huawei. Anglia ndërmerr nismën e para


Vodafone po heq pajisjet Huawei në pjesë të rëndësishme të rrjetit të tij celular nëpër Evropë. Kjo është një lëvizje që do të kushtojë rreth 200 milionë euro gjatë 5 viteve të ardhshme.

Grupi, i cili ka 111 milionë klientë në të gjithë Evropën, ka marrë vendimin pas lëvizjes së qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar javën e kaluar, për të kufizuar përdorimin e pajisjeve Huawei në rrjetin 5G të vendit.

Nick Read, shefi ekzekutiv i Vodafone, tha se programi i zëvendësimit të pajisjeve Huawei do të kishte “ndikim shumë të kufizuar financiar” në operacionet e kompanisë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ato tashmë ishin kryesisht në përputhje me masat e reja të qeverisë.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi që nëse kombet evropiane do të vendosnin të njëjtin kufi prej 35% të Britanisë së Madhe për pajisjet Huawei në pjesë jo thelbësore të rrjeteve mobile, mund të vonojë pajisjen me 5G nga dy deri në pesë vjet. Në Mbretërinë e Bashkuar, është ndaluar përdorimi i këtyre pajisjeve në pjesë të rëndësishme të rrjetit mobile 5G, ku përpunohen të dhënat dhe lokacione të tilla si vendet bërthamore dhe bazat ushtarake.

Read tha që asnjë vend evropian nuk ka bërë të ditur në këtë fazë nisjen e masave shtrënguese. Por, nisur nga fakti që Britania e Madhe e ka bërë tashmë këtë, Vodafone ka zgjedhur ta bëjë të qartë pozicionin e saj mbi ndikimin e mundshëm.

“Ne duhet të përdorur 5G për të mbështetur një peizazh konkurrues në një shoqëri dixhitale. SHBA dhe Kina janë të avancuara në këtë garë.  Nuk mund të ndalojmë vendosjen e 5G dhe masat shtrënguese do të ishin kufizuese mbi atë bazë”, tha ai.

Të mërkurën, Nicky Morgan, sekretari i kulturës, tha se Britania mund të punojë me aleatët e saj për të prezantuar një tjetër ofrues të pajisjeve në tregun e Mbretërisë së Bashkuar. Në mungesë të teknologjisë Huawei për rrjetin 5G, operatorët kanë mbetur vetëm me dy furnizues të mëdhenj alternativë: Nokia dhe Ericsson.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0