VoCo, teknologjia më e re që lejon redaktimin e zërit - Business Magazine Albania

VoCo, teknologjia më e re që lejon redaktimin e zërit

Audienca, 5 metoda psikologjike për t'u lidhur me të


Inxhinierët e Universitetit Princeton kanë zhvilluar ‘Photoshop-in’ për redaktimin e audios. Ky software i ri mund të shtojë fjalë ose t’i zëvendësojë ato në regjistrimin audio të një zëri njerëzor.

Për vite me radhë inxhinierët e audios kanë qenë në gjendje të heqin pjesë duke redaktuar transkriptimin e klipit. Megjithatë, ata kurrë nuk kanë qenë në gjendje të shtojnë ose të zëvendësojnë një fjalë për hir të qartësisë. Ky software i ri, i quajtur  VoCo, sintetizon fjalët e reja në zërin e folësit me lehtësi, edhe nëse kjo fjalë nuk shfaqet askund tjetër në regjistrim.

VoCo automatizon procesin e kërkimit dhe rregullimit dhe prodhon rezultate që janë edhe më të mira se ato të krijuara manualisht nga ekspertët e audios”, tha Adam Finkelstein. Finkelstein është profesor i shkencave kompjuterike në Princeton.

Software-i përdor një algoritëm që skanon regjistrimin në tërësi dhe bashkon një kombinim të tingujve të fjalëve. Këta tinguj, të quajtur fonemë, kulmojnë me fjalën e re në zërin origjinal. Algoritmi madje mundëson edhe vendosjen e fjalës në një fjali. Ai merr parasysh kontekstin e fjalës dhe shton theksin e duhur.

VoCo ofron zhvillimin e një teknologjie shumë praktike për redaktimin e gjurmëve audio, por gjithashtu është një shenjë paralajmëruese për teknologjitë e ardhshme që do të lejojnë që zëri njerëzor të sintetizohet dhe automatizohet në mënyra të jashtëzakonshme”, tha Finkelstein.

VoCo

burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0