V+O Communication Albania Njofton Partneritetin më të ri me Kompaninë e Njohur Ajrore Wizz Air - Business Magazine Albania

V+O Communication Albania Njofton Partneritetin më të ri me Kompaninë e Njohur Ajrore Wizz Air

V+O Communication Albania ka njoftuar bashkëpunimin e saj të ri me Wizz Air, një ndër kompanitë më të njohura ajrore low-cost në Evropë. Ky partneritet paraqet një ngjarje kyçe në historinë e agjencisë si dhe pasqyron përkushtimin e saj në ofrimin e shërbimeve të një niveli të lartë profesional në sektorin e marrëdhënieve me publikun.

Wizz Air, një kompani shumë e njohur në Evropë, jo vetëm për kostot e ulëta të udhëtimeve, por edhe për gamën e gjerë të destinacioneve të ofruara për klientët e saj, ka zgjedhur V+O Communication Albania si një partner të besuar në tregun shqiptar për sa i përket krijimit të strategjive të komunikimit apo zgjidhjeve efektive të marrëdhënieve me publikun, të personalizuara sipas nevojave të klientëve.

Në bashkëpunim të ngushtë me Wizz Air, agjencia do të krijojë dhe zbatojë strategjji gjithëpërfshirëse të mardhënieve me publikun dhe median si dhe do të iniciojë fushata marketingu me qëllim angazhimin e qytetarëve, në përputhje me objektivat e linjës ajrore. Si një pjesë e këtij partneriteti strategjik, V+O Communication Albania do të mbështesë në mënyrë të vazhdueshme operacionet e Wizz Air si dhe do të forcojë praninë e saj në vend duke
shfrytëzuar ekspertizën dhe njohuritë e thella në tregun shqiptar.

V+O Communication Albania shpreh vendosmërinë e saj të plotë në nisjen e këtij partneriteti me Wizz Air dhe është e gatshme për të kontribuar në suksesin e vazhdueshëm ne Shqipëri të një ndër linjave më të famshme ajrore në Evropë. Ky bashkëpunim jo vetëm do të përmirësojë pozicionet e të dy kompanive në tregun shqiptar, por gjithashtu tregon një dëshmi të potencialit të rritur në tregun shqiptar të hotelerisë dhe turizmit.

Wizz Air operon me një flotë prej 189 avionësh Airbus A320 dhe A321. Shërbimi profesionist i kompanisë sidhe tartifat e ulëta të fluturimeve e kanë bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 57,6 milionë pasagjerësh nga tetori 2022 deri në shtator 2023. Wizz Air aktualisht punëson mbi 300 anëtarë të ekuipazhit në Tiranë, ndërsa ka kontribuar në afro 7000 vende pune indirekte në industri në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit.

V+O Communication është një agjenci udhëheqëse në fushën e strategjisë së komunikimit në Evropën juglindore, me një ekip prej 200 konsulentësh në Athinë, Beograd, Bukuresht, Sofje, Tiranë dhe Nikosia. Ekipi i larmishëm ndërkombëtar është i trajnuar sipas metodave më të fundit dhe vijnë nga profesione të ndryshme. V+O Communication ofron një gamë të gjerë shërbimesh për të plotësuar të gjitha nevoja aktuale të klientëve. Kompania ka fituar 3 çmime Evropiane të Ekselencës si dhe 40 çmime të tjera botërore dhe globale në fushën e marrëdhënieve me publikun.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0