Vjen Tirana WordPress Meetup. Me 7 Maj, takimi i radhës - Business Magazine Albania

Vjen Tirana WordPress Meetup. Me 7 Maj, takimi i radhës


Vjen në Shqipëri Tirana WordPress Meetup. Ai është një komunitet, ku mblidhen programues, dizajnerë, përkthyes dhe persona të tjerë qe punojnë me WordPress ose dëshirojnë të marrin më shumë njohuri për WordPress. Pas takimeve të para, eventi i rradhës do të jetë me 7 Maj.  Në komunitet mund të marrin pjesë edhe persona që nuk kanë njohuri për WordPress dhe mund t’i marrin aty njohuritë e duhura.

Komuniteti është krijuar me aprovimin e WordPress.org dhe mbështetet prej saj. Takimi i parë u zhvillua në fillim të shkurtit.

Eduart Milushi, drejtues i këtij eventi, thotë se, “Takimet tona janë të përmuajshme dhe zgjasin rreth 2 orë. Në çdo takim vendoset se për çfarë teme do të flitet në takimin pasardhës, ku çdo pjesëmarrës jep mendimin e tij dhe tema që është zgjedhur nga më shumë pjesëmarrës vendoset të zhvillohet në takim pasardhës”. Më tej, organizatori kontakton pjesëmarrësit e tjerë dhe kërkon ndihmë për të gjetur personin/personat që mund të flasin për temën. Ata mund të jenë brenda në komunitet, por edhe jashtë komunitetit.

Lexo: Webinar falas: Kurse për Programimin në Distancë

“Qëllimi kryesor i komuniteti është që të japim kontributin tonë në WordPress, duke qenë se një pjesë e madhe e jona e përdorim atë për përfitime”, thotë Eduarti, duke kujtuar se ai vetë është programues dhe me anë të WordPress siguron jetesën. Por, përmes komunitetit, përfitojnë të gjithë pjesëmarrësit. Ata që kanë pak ose aspak njohuri për WordPress, marrin njohuritë bazë dhe madje edhe njohuri të avancuara. Ata që kanë njohuri, kanë mundësi të marketojnë veten dhe gjithashtu të rrisin aftësitë e komunikimit në publik. Për WordPress kjo është një mundësi e rritjes së përdoruesve, por edhe kontribut në vetë platformë, pasi herë pas here organizohen “contribution day”, ku programuesit mund të kontribojnë në përkthim, programim, marketing, etj.

Çdo punë e bërë në komunitet është kontribut vullnetar nga pjesëmarrësit.

Qëllimi i organizatorëve është që nga një Meetup lokal të arrihet në krijimin e Tirana WordCamp, një konferencë 100% e fokusuara në WordPress. Në evente të tilla mund të marrin pjesë mbi 2000 veta, por ky është një plan i të ardhmes.

Tirana WordPress Meetup është i rëndësishëm për ndërveprimin shoqëror. Programuesit përgjithësisht janë persona të mbyllur, për shkak të punës, por edhe sepse në këto kohë shumica e kryejnë punën nga shtëpia dhe kanë pak ndërveprim shoqëror. Kjo ndikon shumë tek gjendja e shendetit mendor, duke shkaktuar stres, ankth etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0