42 Tirana do të vijë së shpejti!
Mbërrin në Tiranë një nga akademitë më inovative të kodimit në botë, falë investimit të AADF, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.
42 ofron:
0 Tarifë Shkollimi: Mëso pa paguar asnjë tarifë.
Rrjet Ndërkombëtar: Krijoni kontakte me mbi 21,000+ studentë në 55 kampuse në mbarë botën.
Fleksibilitet dhe Gjithëpërfshirje: I hapur 24/7 për të gjithë.
Mësim përmes Praktikës: Pa klasa tradicionale — vetëm projekte, procesi mësimor zhvillohet nëpërmjet metodologjisë së të mësuarit nga bashkëmoshatarët dhe aftësi të nevojshme për tregun e punës.
Lexo edhe:Mbyllet me sukses edicioni i 2-të i panairit më të madh të Teknologjisë, Inovacionit & Edukimit, Future2Tech!
Ky projekt do të fuqizojë mijëra studentë në Shqipëri, duke i pajisur ata me aftësi të kërkuara nga tregu i punës dhe duke i përgatitur për t’u bërë liderët e ardhshëm të industrisë teknologjike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
