Vjen në muajin Tetor në Shkup, edicioni i 6-të i bizneseve lider të Europës Juglindore - Business Magazine Albania

Vjen në muajin Tetor në Shkup, edicioni i 6-të i bizneseve lider të Europës Juglindore


Samiti i 100 bizneseve të rajonit të Europës Juglindore (SUMMIT 100) vjen në edicionin e gjashtë të tij si një iniciativë unike.

Ky event i cili ka nisur të organizohet në vitin 2011 ka si qëllim të rrisë angazhimin e komunitetit të biznesit të këtij rajoni për të marrë përgjegjësitë për integrimin e sipërmarrjes, por dhe atë ekonomik, duke përmirësuar konkurrencën kombëtare dhe rajonale, si dhe rritjen e standardeve të jetesës.

Samiti do të organizohet më 16-17 Tetor 2017 në qytetin e Shkupit, në Maqedoni me objektivin kryesor që të gjenerohen ide konkrete, projekte, por edhe propozime për përmirësimin e ndërlidhjes në aspektin ekonomik dhe social.

Pas trajektores së suksesshme që çoi në këtë iniciativë unike biznesi në Arandjelovcit në Serbi, Becici në Mal të Zi, Cavtatnë Kroaci, Portoroz në Slloveni dhe Sarajevës në Bosnjë dhe Hercegovinë, këtë vit samiti do të shkojë në Jug, në hotelin Marriott në Shkup, ku edicioni i gjashtë do të mbledhë mbi 150 liderë në fushën e biznesit dhe të politikës nga rajoni i EJL.

Të ftuar specialë do të jenë edhe përfaqësues nga Komisioni Europian, BERZH, EIB, Norden, Banka Botërore, FMN etj. me qëllim identifikimin e projekteve dhe ideve kryesore për zhvillimin e rajonit.

Tema e Samitit të këtij viti do të jetë NDËRLIDHJA, parë në të gjitha aspektet, duke përfshirë transportin, lëvizjen e lirë të mallrave, projektin “ Green Balkanica” që synon ta bëjnë rajonin e Europës Juglinore qendër të lëvizshmërisë elektrike në transport, marketimin dhe promovimin, lëvizjen e njerëzve, energjinë, dixhitalizimin etj.

E ftuar speciale e këtij samiti do të jetë Komisionerja e BE-së për Transportin Violeta Bulc.

SUMMIT100 tashmë është bërë një markë e fortë e bashkëpunimit të biznesit. Është një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe strukturimin e programeve që do ta bëjnë më të prekshëm zhvillimin e rajonit si një komunitet i fortë biznesi që gjeneron rritje më të lartë ekonomike dhe krijon mirëqenie për njerëzit.

Vizioni i tij është ta bëjë rajonin e Europës Juglindore më inovativ dhe më konkurrues në botë përmes bashkëpunimit konstruktiv.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0