Janari 2026 shënoi një intensifikim të lëvizjeve të shtetasve në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT. Gjatë këtij muaji, 1.196.550 persona, shqiptarë dhe të huaj, hynë në territorin shqiptar, një rritje prej 3,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, daljet nga vendi arritën në 1.343.073, duke shënuar një ulje të përgjithshme me 1,3%.
Nga hyrjet totale, 644.363 ishin shtetas shqiptarë, që përfaqëson një rritje të ndjeshme prej 7,8%, ndërsa hyrjet e të huajve ranë lehtë me 1,5%, në 552.187 persona krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar kështu edhe një tregues të rëndësishëm për turizmin (në rënie) që nga pandemia.
Në nivel rajonal, pjesa më e madhe e hyrjeve të të huajve erdhi nga Evropa Jugore (88%), ndërsa Evropa Perëndimore ishte në shifrat prej jo më shumë me 6%. Sipas të dhënave, qëllimi kryesor i vizitave të të huajve mbetet personal (98%), duke përfshirë pushime, vizita tek të afërmit, trajtime shëndetësore, tranzit etj. Hyrjet për qëllime profesionale dhe biznesi u ulën me 5,7% krahasuar me Janarin 2025.
Ky trend i janarit 2026 mund të jetë një paralajmërim për sezonin veror, ku tendencat e shënuara ofrojnë një pasqyrë të rëndësishme për planifikimin e sezonit turistik dhe menaxhimin e infrastrukturës kufitare, si dhe për pritshmëritë e konsumit dhe investimeve në ekonomi.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto