Vizioni kompjuterik: teknologjia transformuese që ka ndryshuar mënyrën se si bizneset ndërveprojnë me klientët - Business Magazine Albania

Vizioni kompjuterik: teknologjia transformuese që ka ndryshuar mënyrën se si bizneset ndërveprojnë me klientët

Vizioni kompjuterik

Çfarë është vizioni kompjuterik? Edhe nëse e keni dëgjuar më parë si term, shanset janë që ta keni të vështirë t’i jepni nje përkufizim të saktë. Vizioni kompjuterik është, me fjalë të thjeshta, një teknologji që i lejon një kompjuteri të vëzhgojë dhe kuptojë. Mundësuar nga inteligjenca artificiale (AI), që i bën pajisjet kompjuterike të “mendojnë”, vizioni kompjuterik funksionon duke trajnuar një kompjuter që të shikojë objektet, imazhet, fotot, videot dhe të dhëna të tjera vizuale e më pas të nxjerrë përfundime domethënëse nga informacioni që merr.

Rastet e përdorimit të vizionit kompjuterik janë të pafundme. Për shembull, vizioni kompjuterik mund të shohë një pjatë me ushqim dhe të përcaktojë se çfarë produktesh mban ajo, si dhe është në gjendje të përcaktojë në çast çmimin, të identifikojë menjëherë të gjithë artikujt dhe të llogarisë koston e tyre totale. Vizioni kompjuterik mund të shikojë skanimet e fotografive brenda trupit për të zbuluar sëmundjet. Dhe sigurisht, në një nga rastet e tij më të famshme të përdorimit, vizioni kompjuterik është një komponent kyç në funksionimin e makinave vetë-drejtuese.

Artikulli u publikua më parë në faqen 69 të numrit 30 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 30 të saj.

Njerëzit nxjerrin gjithashtu përfundime nga ajo që shohin, por kompjuterët mund të kryejnë funksione të ngjashme më shpejt dhe shpesh më saktë përmes fuqisë së AI. Për më tepër, kompjuterët nuk janë subjekt i problemeve që njerëzit ndonjëherë kanë me kujtesën dhe boshllëqet e saj.

Vizioni kompjuterik nuk është ende diçka për të cilën flitet gjerësisht në shumicën e qarqeve të biznesit. Ndërsa shumica e njerëzve ka të ngjarë të mos e kuptojnë se sa shpesh e përdorin atë, vizioni kompjuterik do të ketë një ndikim të rëndësishëm në botën e biznesit në vitet e ardhshme. Më poshtë do shohim katër raste ku vizioni kompjuterik po ndryshon tashmë mënyrën se si ne bëjmë biznes.

Lexo: Një dekadë në fushën e Marketingut. Kthim pas në 2010-tën dhe çfarë pritet të sjellë e ardhmja

  1. Sistemi i shitjes dhe blerjes.

Askujt nuk i pëlqen të presë në radhë për të paguar sendet ushqimore në supermarket. Edhe shtimi i shumë opsioneve të vetë-pagesës, të bazuara në barkod nuk e ka rregulluar rrëmujën e tyre. Në fakt, ato kanë efektin e kundërt, sepse klientët janë më të ngadaltë se një arkëtar në skanim, mesatarisht 85 sekonda për transaksion, në rastin më të mirë. 

Vizioni kompjuterik mund t’i rregullojë këto probleme. Sistemet e arkëtimit që përdorin vizionin kompjuterik mund të identifikojnë vizualisht artikujt e paraqitur nga çdo kënd dhe më pas t’i vendosin menjëherë ato në një transaksion të vetëm. Nuk ka nevojë për skanim të barkodit. Konsumatorët thjesht vendosin artikujt e tyre në tabakanë e kioskës dhe paguajnë menjëherë. Teknologjia e vizionit kompjuterik mund të identifikojë edhe hot-dogët e blerë nga një stendë me koncesion në një stadium ose pjatat ushqimore të blera në një kafene të korporatës apo spitalit.

  1. Kujdesi shëndetësor.

Nuk ka biznes më të madh se kujdesi shëndetësor. Nuk ka gjithashtu asnjë industri që nuk gjendet nën presionin e shtuar nga mungesa e personelit apo rritja e kostove të kujdesit.

Në kontekstin mjekësor, vizioni kompjuterik përdor AI për të rishikuar dhe përpunuar imazhet dhe për të ndihmuar me diagnozat. Vizioni kompjuterik mund të vlerësojë me saktësi yndyrën e trupit, duke përdorur foto dhe të masë humbjen e gjakut gjatë lindjes, me anë të imazheve. Një spital i Nju Jorkut madje trajnon kompjuterë për të rishikuar skanimet CAT dhe për të gjetur probleme neurologjike. 

Vizioni kompjuterik do të ndihmojë biznesin e kujdesit shëndetësor, duke siguruar diagnozë të saktë në kohë rekord, duke parandaluar sëmundjet dhe duke zgjidhur çështjet mjekësore përpara se ato të bëhen të kushtueshme, si për pacientin, ashtu edhe për sistemin e kujdesit shëndetësor.

  1. Bankat.

Vizioni kompjuterik do të ndryshojë eksperiencën bankare në të njëjtën mënyrë sikurse bëri karta ATM dekada më parë. Shumë banka përdorin tashmë njohjen e fytyrës për të vërtetuar identitetet për transaksione specifike. Edhe bankat po largohen nga përdorimi i kartave të debitit për transaksione. Në vend të kësaj, ata përdorin biometrikë celularë për të vërtetuar identitetet, në mënyrë që klientët të mund të tërheqin para, të transferojnë fonde apo të bëjnë veprime të tjera bankare. Jeta juaj e përditshme ekonomike në dekadën e ardhshme ka të ngjarë të përfshijë vizionin kompjuterik.

  1. Automobilat.

Vizioni kompjuterik mund të ndryshojë përfundimisht industrinë e automobilave siç e njohim ne sot. Makinat “e zgjuara”, të fuqizuara nga vizioni kompjuterik janë në gjendje të përdorin skanerë, kamera dhe të dhëna të tjera për të lëvizur në rrugë. Edhe pse makinat e automatizuara nuk janë gati për treg, industria është tashmë një biznes i madh. Një startup i makinave vetë-drejtuese së fundi siguroi 600 milionë dollarë për t’u zgjeruar dhe ka bashkëpunuar me FedEx dhe Domino’s Pizza. Thjesht imagjinoni të porosisni një picë dhe t’jua sjellë atë një makine vetë-drejtuese.

Ka padyshim sfida për zbatimin e teknologjisë së vizionit kompjuterik, por mundësitë që ajo përfaqëson si teknologji mund të ndryshojnë jetën, jo vetëm për bizneset, por edhe për konsumatorët. Kompanitë mezi presin ta zbatojnë këtë vizion; në një botë hiper-konkurruese, vizioni kompjuterik mund të sjellë rezultate të shpejta, duke përmisuar kështu cilësinë e jetëve tona.

Artikulli u publikua më parë në faqen 69 të numrit 30 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 30 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0