Vivo prezanton Funtouch OS 13 Bazuar në Android 13 - Business Magazine Albania

Vivo prezanton Funtouch OS 13 Bazuar në Android 13

vivo FuntouchOS Main

Vivo ka prezantuar zyrtarisht Funtouch OS 13 për konsumatorët në Evropë. Bazuar në Android 13 të sapo lançuar, ky sistem operativ i përmirësuar kombinon vlerën e drejtuar nga dizajni i vivo me opsionet e reja dhe të përmirësuara të personalizimit, përmirësimin e privatësisë dhe sigurisë, si dhe karakteristika të reja të kontrollit për një përvojë më të qetë, të pandërprerë. vivo jo vetëm që përpiqet t’u ofrojë konsumatorëve një përvojë të pa mundimshme, por gjithashtu kërkon t’i nxise ata për të shprehur kreativitetin dhe unikalitetin nëpërmjet pajisjeve të tyre.

Shtimi i një prekjeje të personalizimit në ekran

Funtouch OS 13 u lejon konsumatorëve më shumë kontroll vizual të ekranit të tyre bazë. Me veçorinë e ikonave njëngjyrëshe, ata tani mund të ndryshojnë ngjyrën e ikonave të ekranit bazë për t’u përshtatur me sfondin, sistemin dhe ndërfaqet e aplikacioneve, duke shpalosur vërtet kreativitetin dhe mënyrën e tyre të të shprehurit.

Përveç kësaj, sistemi i ri i lejon konsumatorët të personalizojnë ngjyrat në ndërfaqen e përdoruesit dhe aplikacionet e integruara të sistemit të tyre, duke përfshirë panelet e tyre të njoftimeve, kontrollin e volumit, kalkulatorin dhe orën. Sistemi mund të përdorë ngjyrën nga sfondi dhe tema e preferuar e konsumatorëve për të përcaktuar nuancën e duhur të ngjyrës, duke e aplikuar atë në ndërfaqen e aplikacionit për të transformuar pajisjen me një pamje dhe ndjesi më personale. 

Mbrojtje dhe siguri të mëtejshme

Funksioni i ri i fiksimit të aplikacionit ndihmon në mbajtjen e të dhënave të ndjeshme të sigurta, duke u ofruar konsumatorëve një qetësi më të madhe mendore në lidhje me sigurinë dhe privatësinë e tyre. Kur një person tjetër përdor pajisjen, funksioni i fiksimit me dy nivele e mban aplikacionin e zgjedhur në pamje dhe parandalon aksesin te aplikacionet e tjera në pajisje. Ky funksion mundëson fleksibilitet më të madh, duke i lejuar zotëruesit të vendosë parametra dhe të kontrollojë veprimet e lejuara brenda aplikacionit të fiksuar kur njerëzit e tjerë përdorin pajisjen.

Ky përditësim gjithashtu i lejon konsumatorët të fshehin fotot dhe videot, si dhe të zgjedhin në mënyrë selektive aksesin e aplikacioneve të ndryshme në foto specifike, duke parandaluar kështu shikimin e padëshiruar në pajisjet e tyre dhe duke rritur më tej mbrojtjen e privatësisë.

Kontrolle të përmirësuara dhe veçori të lehta për t’u përdorur për të ofruar komoditet më të madh

vivo FuntouchOS Camera

Për të krijuar një përvojë më të efektshme për konsumatorët vivo, Funtouch OS 13 gjithashtu përmban menaxhimin e përmirësuar të aplikacioneve, iManager, i cili mund të ndihmojë në mënyrë specifike në monitorimin e kohës së përdorimit të aplikacionit. Nëse përdorimi i CPU-së është shumë i lartë, konsumatorët mund ta mbyllin atë aplikacion me një trokitje. iManager mund të parandalojë gjithashtu mbinxehjen duke reduktuar numrin e aplikacioneve aktive dhe duke rregulluar frekuencën e procesorit bazuar në veçorinë e ftohjes së telefonit.

Përveç përditësimeve të motit, paneli përmban gjithashtu një kartë AQI për konsumatorët e ndërgjegjshëm për shëndetin, të cilët dëshirojnë të kontrollojnë menjëherë informacionin më të fundit në lidhje me cilësinë e ajrit me një indeks të detajuar PM2.5 në dispozicion.

Me përvojën tashmë të njohur të fotografisë celulare premium të vivo-s, priten përmirësime të reja të fotografive dhe videove. Stabilizuesi I imazheve e bën fotografimin më të lehtë me një unazë të re stabilizimi që ndihmon në zbutjen e efekteve të duarve që dridhen.

Sistemi operativ i ri ka përmirësuar gjithashtu procesin e redaktimit të videos, duke u mundësuar përdoruesve të eleminojnë zërin e videos gjatë redaktimit të pamjeve dhe madje të bëjnë rregullime të sakta të volumit në çdo segment të videos, duke ndihmuar në krijimin e videove të nivelit profesional.

Për sa i përket kontrolleve të aksesueshmërisë, janë bërë përmirësime me korrigjimin dhe përmbysjen e ngjyrave, si dhe opsionin për të hequr animacionet për përdoruesit me nevoja specifike, siç janë dëmtimet në shikim.

Funtouch OS 13 do të jetë i disponueshëm nga 24 tetori 2022, duke filluar me X80 Pro. vivo gradualisht do të sjellë Funtouch OS 13 për më shumë përdorues në mbarë botën me eksperiencën më inovative deri më tani.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0