Vivjan Myrto: Shqipëria ka potencialin të prodhojë kompaninë e radhës që do të revolucionarizojë teknologjinë - Business Magazine Albania

Vivjan Myrto: Shqipëria ka potencialin të prodhojë kompaninë e radhës që do të revolucionarizojë teknologjinë

Nga Fatima Gorezi – Vivjan Myrto, themelues dhe investitor i njohur i Hyperplane, ndan me  Business Mag rugëtimin e tij nga Tirana në SHBA, ku sfidat personale dhe pasioni për teknologjinë e formuan si një sipërmarrës global. Duke filluar programimin që në moshën 12-vjeçare dhe u përballuar me një diagnozë tumori në adoleshencë, ai zhvilloi një vizion të qartë për ndikimin dhe shkallëzimin që teknologjia mund të sjellë. Në këtë intervistë, Myrto tregon për lindjen e Hyperplane, strategjitë e tij të investimeve, vizionin për Inteligjencën Artificiale dhe mesazhet për të rinjtë shqiptarë që ëndërrojnë një karrierë ndërkombëtare. Rruga e tij tregon se talenti shqiptar mund të bëhet global kur kombinohet me qëndrueshmëri, inovacion dhe guxim për të sfiduar kufijtë fizikë dhe jo vetëm/

Ju jeni rritur në Tiranë dhe filluat të programonit që në moshën 12-vjeçare. Si ndikoi kjo përvojë e hershme në vizionin tuaj për një karrierë në teknologji dhe sipërmarrje?

Të rriteshe në Shqipërinë post-komuniste, marrja e kompjuterit tim të parë në moshën 10-vjeçare ishte si të merrje në dorë një çelës që do të të ndihmonte të hapje dyert e të shihje gjithë botën. Në një vend që sapo kishte filluar të hapej ndaj botës Perëndimore, interneti ofronte një horizont të pafund. Unë nuk isha thjesht duke konsumuar përmbajtje; fillova t’i mësoja vetes programimin si një mënyrë për të ndërtuar dhe zgjidhur probleme, pa u kufizuar nga kufijtë fizikë.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0