Melisa Shehu, Psikologe
Viti i Ri është një mundësi e re për të nisur diçka nga fillimi. Ndaj kemi mundësi të fillojmë nga e para për të bërë më të mirën tonë, për t’u bërë më të mirë. Ajo që ne bëjmë gabim është që i vendosim vetes qëllime që nuk lidhen me rritjen tonë të brendshme, por me plane. Së pari, është e rëndësishme që në këtë vit të ri qëllimet tona të lidhen me veten.
- Gjej paqen tënde të brendshme. Vendosi qëllim vetes që të fokusohesh tek vetja jote dhe të punosh fort me gjendjen tënde. Gjithçka, çdo sukses fillon nga ti, nga ndjesitë e tua, nga mënyra se si mendon, sa i paqtë je ti me veten. Për këtë mund të listosh mënyrat që të bëjnë të arrish këtë qëllim.
- Puno me besimin në vete. Shumë qëllime në jetë ne nuk i arrijmë sepse nuk besojmë në vete. Ndaj mos fillo me plane që lidhen me arritje familjare ose profesionale pa punuar me besimin tënd në vete. Ti je gjithçka që ke, ndaj puno dhe beso fort në gjithçka që bën. Ndoshta nuk do të jesh më i miri, por këmbëngulja dhe besimi në vete do të të bëjnë gjithmonë të suksesshëm.
Lexo: Si të fitoni vetëbesimin?
- Rrit marrëdhëniet e tua. Të kesh miq dhe të kujdesesh për marrëdhnjen e tua bën mirë për shëndetin mendor. E rëndësishme është që çdo ditë të rrisim marrëdhëniet tona, të mos xhelozojmë për jetën dhe arritjet e dikujt tjetër, por t’i njohim ato dhe të fitojmë modelin më të mirë prej tyre. Ti je unik dhe kjo të bën shumë të veçantë ndaj rrit qenien tënde, rrit marrdhëniet dhe ndihu mirë me gjithçka që të rrethon.
- Ji mirënjohës! Gjithçka që ti ke arritur gjithë këta vite, ndoshta nuk është ajo që ke dashur, por e gjithë kjo të ka bërë ky që je sot, ndaj ji i kënaqur dhe mirënjohës. Mirënjohja të fal vërtet paqe me veten.
- Mendo të bësh veten tënde krenar dhe jo të tjerët. Ajo ç’ka ka rëndësi je ti, ndaj puno fort, mos mendo për të tjerët, por për veten.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.