Vit rekord për turizmin/ 2.5 milionë të huaj hynë në vend 6 mujorin e parë - Business Magazine Albania

Vit rekord për turizmin/ 2.5 milionë të huaj hynë në vend 6 mujorin e parë

Rreth 2.5 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri vetëm në 6-mujorin e parë të vitit sipas Institutit të Statistikave.  Kjo shifër rezulton ndjeshëm  më e lartë jo vetëm se vitin e kaluar, por edhe krahasuar me vitin 2019 të parakrizës, pasi numërohen rreth 400 mijë më shumë turistë të huaj të ardhur në vend për të njëjtën periudhë. 

Turizmi patriotik vijon të dominojnë hyrjet e të huajve  pasi nga Kosova numërohen 969.5 mijë vizitorë të ardhur në 6-mujorin e parë të vitit, shumë më tepër se para pandemisë. Por, në raport më një vit më parë, hyrjet e shtetasve kosovarë  kanë parë rritjen më të ulët

Pas tyre, vijnë turistët nga vendet e tjera të rajonit Maqedonia, Greqia që ka parë edhe rritjen më të madhe me 5 fish më shumë hyrje se në vitin 2021, ndjekur nga Mali i Zi me 199.5 mijë vizitorë.

Lexo edhe: 1 milion shtetas hynë në vend gjatë majit. Shqipëria në nivelet e vitit rekord të 2019-ës

Edhe Polakët kanë qenë më të shumtë në numër këtë periudhë të vitit, me 39.5 mijë shtetas polakë të ardhur në Shqipëri, në rritjet edhe krahasuar me vitin 2019.

Por, edhe numri i shqiptarëve që kanë dalë jashtë vendit ka rezultuar i lartë prej 2.5 milionë shtetas, i njëjtë me hyrjet e shtetasve të huaj në vend. në raport me vitin e kaluar, daljet e shtetasve shqiptarë rezultojnë rreth 800 mijë më shumë shqiptarë se vitin që lamë pas, por më pak se krahasuar me vitin normal 2019.

Me këto ritme dhe nëse shtetet nuk aplikojnë më masa bllokuese për shkak të pandemisë, shifrat flasin që ky sezon veror të rezultojë pozitiv për Shqipërinë duke kaluar atë të vitit 2019 të cilësuar si viti i artë i turizmit, me mbi 6.4 milionë turistë të huaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0