Visa Direct sjell transfertat e shpejta të parave në Shqipëri - Business Magazine Albania

Visa Direct sjell transfertat e shpejta të parave në Shqipëri

Visa Direct sjell transfertat e shpejta të parave në Shqipëri

Intervistë me Ana Drašković, Zëvendës Presidente dhe Drejtoreshë e Përgjithshme e Visa për Europën Juglindore


Visa ka lançuar së fundmi shërbimin Visa Direct në Shqipëri. Çfarë ofron konkretisht ky shërbim për përdoruesit?

E njihni atë shprehjen “Më thuaj kur të mbërrijnë lekët” apo “Më dërgo kodin sapo të mbarosh në postë”? Këto janë tashmë pjesë e së kaluarës. Visa Direct sjell një mënyrë krejtësisht të re të të menduarit për transferimin e parave – është një zgjidhje e shpejtë, e thjeshtë dhe e sigurt që mundëson dërgimin e tyre  brenda sekondash. Mjafton që përdoruesi të hapë aplikacionin bankar në telefon, të zgjedhë opsionin për dërgimin e parave dhe të fusë numrin e kartës së përfituesit.

Qoftë për individë që duan të ndihmojnë familjarët, për biznese të vogla që duan të menaxhojnë më mirë detyrimet e tyre apo për institucione që kërkojnë zgjidhje më të shpejta – mjafton të kesh numrin e kartës apo numrin e telefonit. Si një përdoruese e përditshme e mjeteve digjitale, mund të them se shërbime të tilla na ndryshojnë realisht jetën dhe na kursejnë kohë të çmuar.

Sa i sigurt është ky lloj transferimi dhe si funksionon në prapaskenë?

Visa Direct mbështetet në fuqinë e rrjetit VisaNet – një nga infrastrukturat më të fuqishme dhe më të sigurta të pagesave në botë, që përpunon mbi 3.3 trilionë transaksione çdo vit. Me mbrojtje falë shumë nivele sigurie dhe përdorim të inteligjencës artificiale, ky rrjet jo vetëm që zbulon, por edhe parandalon mashtrimet potenciale – shpeshherë përpara se ato të ndodhin. Siguria është prioriteti ynë më i madh kur bëhet fjalë për paratë. Prandaj është thelbësore që përdoruesit të ndihen të sigurt kur përdorin Visa Direct. Qëllimi ynë është që teknologjia të jetë gjithmonë një aleate, jo një pengesë.

Lexo edhe:E ardhmja është këtu: Visa prezanton një epokë të re të tregtisë me teknologjinë AI

Çfarë ndikimi prisni që Visa Direct të ketë në transformimin digjital të sektorit financiar në Shqipëri?

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në vitin 2024 qytetarët shpenzuan mbi 20 miliardë euro përmes transaksioneve online – një rekord historik. Kjo na tregon se ekziston një nevojë reale për të thjeshtuar pagesat dhe për të digjitalizuar detyrimet e përditshme. Visa Direct është një hap i rëndësishëm drejt përshpejtimit të këtij procesi. Transferet e shpejta nuk janë më një luks – ato janë një domosdoshmëri për përdoruesin modern. Ky shërbim fuqizon ndërmarrjet e vogla e të mesme, lehtëson menaxhimin financiar të qytetarëve dhe i jep institucioneve mundësinë të veprojnë më me efikasitet dhe fleksibilitet. Gjithashtu, ndihmon në reduktimin e përdorimit të parasë fizike dhe kontribuon në ndërtimin e një ambienti financiar më transparent dhe më të shëndetshëm. Unë besoj se çdo ndryshim i tillë ka potencialin për të frymëzuar dhe për të hapur horizonte të reja – jo vetëm në financa, por edhe në mënyrën si punojmë dhe jetojmë.

Visa Direct është i disponueshëm në mbi 190 vende. Çfarë e bën veçanërisht të rëndësishëm për Evropën Juglindore?

Në Evropën Juglindore transformimi digjital po përparon me ritme të shpejta, por potenciali për zhvillim mbetet ende i madh. Në këtë kontekst, Visa Direct ofron një zgjidhje që adreson drejtpërdrejt nevojat e përdoruesve: shpejtësinë, thjeshtësinë dhe lidhjen globale. Me aftësinë për të lidhur mbi 11 miliardë pika dhe për të konvertuar më shumë se 160 monedha, përdoruesit nuk kanë më pse të shqetësohen për kufijtë – qofshin ata fizikë apo kohorë. Ky shërbim sjell mundësi globale në një kontekst lokal dhe tregon se teknologjia, kur është në shërbim të njerëzve, mund të na lidhë dhe të na afrojë – e gjitha në kohë reale.

###

Rreth Visa

Visa (NYSE: V) është një lider botëror në pagesat digjitale, duke mundësuar transaksione ndërmjet konsumatorëve, tregtarëve, institucioneve financiare dhe enteve qeveritare në mbi 200 vende dhe territore. Misioni ynë është të lidhim botën përmes rrjetit më inovativ, të përshtatshëm, të besueshëm dhe të sigurt të pagesave, duke ndihmuar individët, bizneset dhe ekonomitë të lulëzojnë. Ne besojmë se ekonomitë gjithëpërfshirëse për të gjithë, kudo, fuqizojnë të gjithë – dhe se aksesimi është themeli për të ardhmen e lëvizjes së parave. Më shumë informacion në Visa.com.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0