E ardhmja është këtu: Visa prezanton një epokë të re të tregtisë me teknologjinë AI - Business Magazine Albania

E ardhmja është këtu: Visa prezanton një epokë të re të tregtisë me teknologjinë AI

rdhmja është këtu: Visa prezanton një epokë të re të tregtisë me teknologjinë AI

 E ardhmja e tregtisë po merr formë në “Visa Global Product Drop”, ku risitë më të fundit të fuqizuara nga inteligjenca artificiale u japin konsumatorëve mundësinë të kërkojnë dhe blejnë përmes AI, së bashku me partneritete strategjike të reja dhe produkte inovative.

“Ndërsa shfaqen mënyra të reja për të kryer pagesa, ato duhet të funksionojnë mbi një rrjet që është gjithmonë aktiv – i sigurt, i besueshëm, i përshtatshëm dhe në kërkim të vazhdueshëm të inovacionit,” tha CEO i Visa, Ryan McInerney. “Po sjellim fuqinë e rrjetit tonë dhe përvojën shumëvjeçare për të lançuar produkte dhe zgjidhje të reja që do të transformojnë tregtinë dhe do t’i japin besueshmëri e siguri pagesave të mundësuara nga AI.

Plani i produkteve

Visa nisi “Global Product Drop” duke ndarë mënyrën se si kombinimi i inteligjencës artificiale dhe tregtisë digjitale do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si konsumatorët zbulojnë dhe blejnë produkte apo shërbime. Në të ardhmen e afërt, konsumatorët do t’u japin agjentëve të AI-së mundësinë të kërkojnë, përzgjedhin, blejnë dhe menaxhojnë në emrin e tyre. Që kjo të bëhet e mundur, këta agjentë duhet të kenë besimin jo vetëm të përdoruesve, por edhe të bankave dhe shitësve. Visa do t’i sjellë këtë besim tregtisë përmes AI duke ofruar një mënyrë të thjeshtë për partnerët tanë – platforma AI, kompani teknologjike, banka, fintech, tregtarë dhe të tjerë – për të hyrë në rrjetin e Visa. Ky është hapi i radhës në rrugëtimin e Visa për të lidhur më shumë blerës dhe shitës përmes pagesave digjitale të sigurta dhe pa ndërprerje.

Në qendër të këtij njoftimi, kompania prezantoi Visa Intelligent Commerce, një iniciativë revolucionare që hap rrjetin e pagesave të Visa për zhvilluesit dhe inxhinierët që po krijojnë gjeneratën e parë të vërtetë të tregtisë përmes AI-së. Visa gjithashtu njoftoi partneritete të reja me stablecoin për të arritur më shumë njerëz dhe tregje të reja nëpër botë. Së fundmi, u prezantua edhe zgjerimi i platformës Flex Credential, si dhe produkte dhe shërbime të reja që ofrojnë më shumë mënyra për të paguar dhe për të marrë pagesa.

Risitë e prezantuara sot do të mundësojnë valën e ardhshme të tregtisë dhe lëvizjes së parave.

Visa Intelligent Commerce: Një epokë e re

Gjatë 25 viteve të fundit, rrjeti i Visa ka përpunuar 3.3 trilionë transaksione. Tani, Visa synon të zgjerojë infrastrukturën, standardet dhe kapacitetet që ekzistojnë në tregtinë fizike dhe digjitale, madje edhe për tregtinë e bazuar në AI. Së shpejti, konsumatorët do të mundësojnë agjentët e AI përmes platformave të AI-së që të përdorin një kartë Visa (nga të cilat ekzistojnë 4.8 miliardë) në çdo pikë shitjeje që pranon Visa (aktualisht mbi 150 milionë lokacione) për çdo rast përdorimi të pagesës.

“Historikisht, Visa ka përdorur AI për të mbrojtur konsumatorët, duke e shfrytëzuar atë për të luftuar mashtrimet. Tani, do të fuqizojmë konsumatorët përmes AI-së, duke sjellë një ndryshim thelbësor në tregtinë digjitale – për ta bërë atë më personale, më të përshtatshme dhe më të këndshme,” shtoi McInerney. “Për çdo rast përdorimi në tregtinë me AI, pagesa është elementi kyç që mundëson suksesin. Pa pagesë, nuk ka tregti. Kjo është ekspertiza dhe besimi që sjell Visa.”

Për të përshpejtuar zhvillimin e tregtisë me AI në shkallën dhe ritmin e kërkuar, kompania po bashkëpunon me platformat dhe markat e AI që konsumatorët dhe tregtarët zgjedhin çdo ditë, duke përfshirë: Anthropic, IBM, Microsoft, Mistral AI, OpenAI, Perplexity, Stripe dhe Samsung.

“Shohim potencial të jashtëzakonshëm në rolin që agjentët e AI do të luajnë në tregti – nga automatizimi i detyrave të zakonshme si porositja e ushqimeve, deri te kërkimi dhe vendimmarrja më komplekse, si sigurimi i një rezervimi të vështirë në restorant apo një bilete koncerti,” tha Jack Forestell, Zyrtari Kryesor i Produkteve dhe Strategjisë në Visa. “Ky do të jetë një ndryshim transformues, që do të sjellë më shumë magji dhe lehtësi në përvojën e konsumatorit dhe do të krijojë një realitet të ri që do ta ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si blejmë.

Lexo edhe:9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Produkte të reja, risi dhe aftësi të avancuara

Visa vazhdon të investojë në veçori dhe aftësi të reja që zgjerojnë shtrirjen e rrjetit të saj dhe ofrojnë përvoja pagesash të sigurta dhe pa ndërprerje.

Stablecoins: Prej më shumë se gjysmë dekade, Visa ka lehtësuar transaksionet me kriptomonedha dhe tashmë po zgjeron më tej aplikimet e stablecoin-ve përmes kartave të lidhura me stablecoin, zgjidhjeve për pagesa dhe para të programueshme. Bridge, një kompani e Stripe, po bashkëpunon me Visa për një produkt të ri karte që u mundëson zhvilluesve fintech të ofrojnë karta Visa të lidhura me stablecoin për klientët e tyre në disa shtete, përmes një integrimi të vetëm me API.

Zgjerimi i Flex Credential: Vitin e kaluar, Visa rikonceptoi kartën duke prezantuar Flex Credential – një kartë të gjeneratës së re që lejon kalimin e pandërprerë mes metodave të ndryshme të pagesës (debit, kredi, “blej tani, paguaj më vonë”). Sot, miliona njerëz në mbarë botën po e përdorin këtë zgjidhje dhe Visa planifikon të shtojë mundësi të reja përdorimi, si: zgjerimi i aksesit në linja krediti, llogari investimesh, shpërblime, karta komerciale dhe më shumë.

Visa dhe Klarna prezantuan sot partneritetin e tyre për të sjellë Flex Credential në SHBA dhe për të qenë të parët në Europë që ofrojnë një rast përdorimi nga debit në “blej tani, paguaj më vonë”, duke i dhënë konsumatorëve më shumë fleksibilitet në mënyrën se si paguajnë. Detajet e mëtejshme do të prezantohen më vonë gjatë vitit.

Më shumë mënyra për të paguar dhe për të marrë pagesa

Visa po prezanton mënyra të reja që u japin mundësi konsumatorëve, tregtarëve dhe partnerëve të paguajnë dhe të marrin pagesa në mbarë botën.

  • Visa Pay është një shërbim i ri i krijuar për të lidhur çdo portofol digjital pjesëmarrës me çdo tregtar që pranon Visa – vendas apo ndërkombëtar, në dyqan ose online. Visa Pay do të lancohet në versionin beta në tregje të përzgjedhura në Azi, Europë dhe Amerikën Latine.
  • Visa Accept është një zgjidhje e re që u ofron shitësve mikro një mënyrë të thjeshtë për të marrë pagesa direkt në kartën e tyre të debitit Visa të pranueshme, përmes çdo telefoni inteligjent me teknologji NFC dhe me vetëm disa klikime. Kjo zgjidhje u jep qasje në miliarda mjete pagese, me vetëm një kartë në xhep. Visa Accept do të lançohet për partnerët beta të Visa në korrik, me aktivizimet e para në Amerikën Latine dhe Azi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0