Viktimat e vërteta të sulmeve kibernetike ndaj kriptovalutave - Business Magazine Albania

Viktimat e vërteta të sulmeve kibernetike ndaj kriptovalutave

Taksisti Chris shikon vazhdimisht telefononin e tij për përditësime. “Do të humbasë afro 2500 euro në kriptovaluta”, thotë ai.

Chris e përshkruan veten si një “tregtar të vogël të kriptovalutave nga Austria” dhe është një nga viktimat e shumta te një sulmi kibernetik ndaj exchange e kriptovalutave ‘’Liquid Global’’, javën e kaluar.

Kompania ka këmbëngulur se do t’i paguajë të gjithë konsumatorët që kanë humbur afro 100 milionë dollarë. Por, derisa të marrin paratë prapa, shumë klientë vazhdojnë të jenë të shqetësuar.

“Vetura ime është mbi 20-vjeçare dhe mund të kisha blerë një makinë të re të përdorur me ato para. Nuk është katastrofike, por prapë janë mjaft para për mua. Më duhen së paku një vit për të kursyer ato para”, ka thënë Chris.

Në Indonezi, 27-vjeçarja Dina thotë se është në shok. “Jam shumë e zemëruar me hakerët, dhe e stresuar me veten. Kam rreth 30 mijë dollarë dhe më duhen paratë për të jetuar. Unë jam thjeshtë një amvise që përpiqet të fitojë para nga kriptovalutat”, thotë ajo.

Në anën tjetër, një mjek 42-vjeçar nga Norvegjia thotë se e ka të vështirë të përqendrohet, pasi mund të humbasë një pasuri që e ka parë të rritet gjatë viteve. “Llogaria ime në Liquid ishte 969 mijë euro. Është jashtëzakonisht shqetësuese për mua dhe niveli i stresit tim është në shkallën 8 nga 10. Gjithmonë jam duke menduar për këtë histori”, thotë mjeku.

LEXO: Po sikur Bitcoin të shkojë në zero?

Prindërit në panik

Në Sydney, James e përshkruan stresin që ky sulm i ka shkaktuar prindërve të tij, para se kompania të bllokonte transaksionet. “Nëna dhe babai im kishin një Bitcoin aty, pra rreth 70 mijë dollarë australianë. Janë shumë para për ta. Në fillim nuk ia kishin idenë se çfarë po ndodhte dhe u detyruan të shisnin nga paniku, ndërsa humbën rreth 10 mijë dollarë australianë”, ka thënë James.

Liquid Global ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik javën e kaluar, dhe paratë ka pak gjasa të kthehen. Firma japoneze të mërkurën ka deklaruar se po bën një rishikim të fortë të sigurisë dhe dëshiron t’i sigurojë përdoruesit se nuk do të përballen me asnjë humbje për shkak të incidentit.

A janë të sigurta?

Exchange si Liquid janë pjesë jetike e botës në rritje të kriptovalutave. Janë uebfaqe që lejojnë njerëzit të blejnë dhe shesin kriptovaluta si Bitcoin dhe Etherum, dhe njerëzit i lënë valutat aty duke menduar se janë të sigurta.

Mirëpo, siguria e këtyre firmave është e diskutueshme. Më herët këtë muaj, një platformë tjetër e kriptovalutave, Poly Network, është përballur me një sulm kibernetik, dhe ka humbur 610 milionë dollarë nga fondet e klientëve të saj.

Dhjetëra sulme kibernetike kanë ndodhur nëpër platforma të ndryshme që nga viti 2014.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0