Kasaforta e Drejtorisë së Patentave në Kashar, është vjedhur gjatë natës së 24 qershorit, nga persona të paidentifikuar.
Sipas policisë, dyshohet se kanë qenë dy autorë ata, të cilët kanë hyrë në ambientet e Drejtorisë së Transportit Rrugor duke vjedhur një shumë parash. Autorët kanë hapur një prej kasafortave dhe kanë marrë paratë.
Ndërsa kasafortën e dytë nuk kanë mundur ta hapin dhe e kanë marrë me vete. Nuk dihet saktësisht shuma e parave të vjedhura apo çfarë sende të tjera kanë marrë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore të cilat janë duke kryer të gjitha hetimet.
Lexoni: Antitrupat monoklonalë mund të ndihmojnë në trajtimin e COVID-19
Vjedhja e kasafortave u zbulua mëngjesin e sotëm nga sanitarja, e cila sapo vuri re çfarë kishte ndodhur, sinjalizoi menjëherë policinë. Kjo drejtori është e pajisur me kamera sigurie të cilat e kanë filmuar gjithë vjedhjen.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.