Videot e Facebook tani mund t'i shikoni edhe në TV - Business Magazine Albania

Videot e Facebook tani mund t’i shikoni edhe në TV


Rrjeti social tani ju lejon të hidhni videot nga smartphone në televiziorin tuaj duke përdorur Apple TV ose Chromecast, njoftoi Facebook të enjten. Ky funksion është në dispozicion tani për përdoruesit e iPhone dhe do të vij së shpejti për ata të Android.

Kjo veçori funksionon për të gjitha videot e Facebook, duke përfshirë edhe videot live. Kompania thekson se nëqoftëse ju doni të shikoni një video live në TV tuaj, do të jetë më e lehtë për të ndjekur reagimet e përdoruesve në kohë reale në sajë të ekraneve të mëdha.

Ju mund t’a merrni këtë funksion vetë, duke kërkuar për ikonën televizive në video player në aplikacionin e Facebook apo në website. Shtypeni TV dhe ju mund të zgjidhni Apple TV tuaj ose Chromecast.

Facebook thekson se një përfitim nga Apple TV dhe Chromecast është se ajo ju lejon të vazhdoni shfletimin ndërkohë që video është e hapur. Por, duke u mbështetur në Chromecast dhe Apple TV ka edhe disa përfitime të tjera për rrjetin social.

Kjo do të thotë që ata nuk kanë nevojë të ndërtojnë dhe të kenë Apple TV e tyre apo Android TV, të cilat do të kenë më shumë punë për t’u mirëmbajtur. Por, duke shtuar mbështetjen për dy nga pajisjet më të njohura streaming, ata ende mund të marrin bonus duke tërhequr shikime shtesë për videot e tyre, e cila është bërë gjithnjë e më e rëndësishme në strategjinë e përgjithshme të kompanisë.

Burimi: Shkruar nga Karissa Bell dhe publikuar në mashable.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0