VIDEO/ Përfundon fluturimi në hapësirë i Jeff Bezos, momenti kur miliarderi kthehet në Tokë - Business Magazine Albania

VIDEO/ Përfundon fluturimi në hapësirë i Jeff Bezos, momenti kur miliarderi kthehet në Tokë

Jeff Bezos përfundon me sukses aventurën në hapësirë ​​në bordin e anijes së kompanisë së tij private Blue Origin. Kjo është hera e parë që Blue Origin sjell njerëz në Tokë dhe Bezos bëhet padyshim i pari miliarder që udhëton në hapësirë.

Themeluesi i Amazon – së bashku me vëllain e tij Mark, pionieren e aviacionit Wally Funk dhe 18-vjeçarin Oliver Daemen, babai i të cilit bleu biletën e tij – la Tokën në bordin e raketës New Shepherd përpara se të udhëtonte përsëri në Tokë. Funk bëhet në këtë mënyrë personi më i vjetër që ka udhëtuar në hapësirë, dhe Z. Daeman është personi më i ri ndonjëherë.

New Shepard, ndërtuar nga kompania e Bezos, Blue Origin, është krijuar për t’i shërbyer tregut në zhvillim e sipër për turizmin hapësinor. Misioni, i quajtur NS-16, shënon herën e parë që “Blue Origin” dërgon njerëzit në hapësirë.

“Ta shohësh Tokën nga hapësira, është një gjë që ju ndryshon. Ju ndryshon marrëdhënien tuaj me këtë planet, me njerëzimin”, tha Bezos për kanalin televiziv CBS.

Fluturimi vjen tetë ditë pasi miliarderi britanik Richard Branson shkoi në hapësirë ​​për një fluturim të shkurtër. Por ndryshe nga raketa Branson, e cila kërkonte dy pilotë, raketa më të cilën udhëtoi Bezos është tërësisht e automatizuar. Deri më tani ka ndërmarrë 15 fluturime, por fluturimi i së martës është i pari me një ekuipazh njerëzor.

Duke folur për NBC News të hënën, Bezos hodhi poshtë çdo xhelozi ndaj Branson për faktin se ai kishte udhëtuar në hapësirë para tij, duke thënë: “Ju e dini që ka një person që ishte personi i parë në hapësirë. Emri i tij ishte Yuri Gagarin dhe kjo ndodhi shumë kohë më parë.  Pra, nuk bëhet fjalë për një konkurs. Kjo ka të bëjë me ndërtimin e një rruge në hapësirë ​​në mënyrë që brezat e ardhshëm të arrijnë të bëjnë gjëra të pabesueshme në hapësirë,” shtoi ai. Ai zgjodhi 52 vjetorin për udhëtimin e tij të parë në hapësirë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0