Video e Zuckerberg tregon sa e vështirë është të përballesh me fake news

Video e Zuckerberg tregon sa e vështirë është të përballesh me fake news


Një video e transformuar e Mark Zuckerberg po qarkullon në të gjitha rrjetet sociale.

Video portretizon Zuckerberg duke pohuar, “Imagjinoni për një sekondë:  Një njeri, me kontroll të plotë mbi të dhënat e vjedhura të miliarda personave, të gjitha sekretet e tyre, jetët, të ardhmet e tyre”.

“Do doja t’ju thoja se misioni ynë në jetë është të lidhim njerëzit, por nuk është. Ne duam vetëm të parashikojnë sjelljet e tua të ardhshme. Spectre më tregoi se si t’ju manipuloj dhe të ndaj të dhëna personale për veten dhe të gjithë të dashurit e tu. Sa më shumë të shprehesh në rrjetet tona sociale, aq më shumë ne të zotërojmë ty”, thotë Zuckerberg në videon e manipuluar.

Video është realizuar me pamjet e një video të vitit 2017 duke përdorur inteligjencën artificiale, e njohur si teknologjia deepfake, për të manipuluar fytyrën e Zuckerberg, duke thënë diçka që në të vërtetë nuk e ka thënë. Zëri i Zuckerberg është përshtatur nga një aktor.

Realizimi i saj është bërë nga një startup izraelit i quajtur Canny AI. Video të tilla qarkullojnë dhe për Donald Trump e Kim Kardashian. Këto video kanë për qëllim të tregojnë se si teknologjia mund të përdoret për të manipuluar të dhënat.

Teknologjia po avancon, por jo detyrimisht në favorin tonë. Problemi që shtrohet është lejimi i këtyre videove në të gjitha platformat dixhitale. Shumë imazhe personash mund të përdoren për të thënë atë që nuk kanë thënë.  Kjo bëhet fare lehtë në website të ndryshme me 10-20 dollarë. Dhe sigurisht që njerëzit kanë tendencën të besojnë variantin negativ, sidomos në politikë.

Duhet kohë që video të tilla të studiohen për vërtetësinë e tyre, por fatkeqsisht gjatë kësaj kohe miliona njerëz mund të jenë duke e parë. Dëmi mund të jetë bërë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0