(VIDEO) Anxhela Peristeri kualifikohet në finalen e Eurovizion - Business Magazine Albania

(VIDEO) Anxhela Peristeri kualifikohet në finalen e Eurovizion

Anxhela Peristeri do të ngjitet sërish në skenën e Eurovizionin, pasi kënga e saj “Karma” u kualifikua në finalen e të shtunës mbrëma (22 maj). Në finale bashkë me Shqipërinë do të jenë edhe: Serbia, Greqia, Moldova, San Marino, Zvicra, Islanda, Portugalia, Finlanda dhe Bullgaria.

Në këtë gjysmë finalen e dytë të Eurosongut që u mbajt në Roterdam të Holandës garuan 17 shtete, por vetëm 10 arritën të merrnin një biletë për në finale. Anxhela Peristeri u ngjit në skenën e natës së dytë të Eurovizionit me një veshje skenike në formën e një truporeje në ngjyrë argjendi, të realizuar nga Kujta & Meri. Për flokët e Anxhelës u kujdes parukieri i njohur Kaci Lleshi, ndërsa për grimin Sageri Makeup Studio.

Para se të performonte këngën “Karma”, Anxhela u shfaq duke i rënë violinës, si pjesë e kartolinës përfaqësuese. Anxhela u ngjit e vetme në skenë, pa praninë e balerinëve ose back-vokaleve. Skenografia bazohej te shpërthimet e ngjyrave në sfond. Shtetet e kualifikuara në natën e parë dhe të dytë:

Nata e parë – të kualifikuarit

Azerbajxhani: Efendi – Mata Hari

Belgjika: Hooverphonic – The Wrong Place

Qipro: Elena Tsagrinou – El Diablo

Izraeli: Eden Alene – Set Me Free

Lituania: The Roop – Discoteque

Malta: Destiny – Je Me Casse

Norvegjia: TIX – Fallen Angel

Rusia: Manizha – Russian Woman

Suedia: Tusse – Voices

Ukraina: Go_A – Shum

Nata e dytë – të kualifikuarit

Shqipëria: Anxhela Peristeri – Karma

Serbia: Hurricane – Loco Loco

Bullgaria: Victoria – Growing Up is Getting Old

Moldavia: Natalia Gordienko – Sugar

Portugalia: The Black Mamba – Love Is On My Side

Islanda: Da∂i Freyr og Gagnamagni∂ – 10 Years

San Marino:  Senhit – Adrenalina

Zvicra: Gjon’s Tears – Tout l’Univers

Greqia: Stefania – Last Dance

Finlanda:  Blind Channel – Dark Side

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0