Viber bëhet i papërgjueshëm - Business Magazine Albania

Viber bëhet i papërgjueshëm


Viber, aplikacioni i komunikimit, përdorur nga 711 milionё përdoruesё bëhet i papërgjueshëm. Kompania e themeluar në Izrael bëri të ditur se funksionet e reja do të lëshohen globalisht në javët në vijim.

Funksionalitetet e reja të privatësisë do të jenë të disponueshme në Android, iOS dhe Desktop me versionin 6.0 të aplikacionit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Enkriptimi i Viber do të variojë në disa nivele sigurie, bëri të ditur kompania, të cilat vizualisht do të përkthehen në formën e një “kyçi” me ngjyrë që shfaqet në të djathë të fushës së dërgimit të mesazheve.

Nëse mbart ngjyrën gri, do të thotë se komunikimi në atë moment është tërësisht i enkriptuar.

Ngjyra e kuqe do të thotë se personi me të cilin po flisni nuk ka të aktivizuar enkriptimin.

 

/Gazeta Express 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0