Vianova, startup-i i të rinjve kosovarë që po lulëzon në SHBA - Business Magazine Albania

Vianova, startup-i i të rinjve kosovarë që po lulëzon në SHBA

Agon Avdimetaj

Agon Avdimetaj, një nga themeluesit e Vianova tregon për Businessmag misionin e aplikacionit që ndjek pacientët në distancë. Ai dhe skuadra e tij e nismëtarëve, sot kanë disa projekte në duar, mbi 200 të punësuar dhe produkte që kanë arritur të krijojnë impakt në Shëndetësi, Inteligjencë Artificiale, Riciklim, Kompani të Sigurimeve, Industri të Lojërave Kompjuterike dhe Blockchain.

Kjo intervistë u zhvillua gjatë Podim, konferencës më të rëndësishme në rajon për Startup-et dhe Teknologjinë. Emri i Agon Avdimetaj nuk është i panjohur për lexuesit e Business Mag Albania, ndaj ishte kënaqësi e jashtëzakonshme për ne, kur pamë emrin e tij në listën e folësve të përzgjedhur për të prezantuar gjatë panelit mbi Digjitalizimin dhe Transformimin Digjital. 

Produkti, të cilin e prezantoi Agoni,  ofron zgjidhje në fushën e HealthTech, sidoqoftë ne e filluam intervistën tonë duke e pyetur për fillesat e kompanisë. Si filloi gjithçka?

Gjatë fillimeve me grupin kemi kuptuar që për të ndikuar, duhet të mësojmë si ta bëjmë këtë në aspektin teknik dhe filluam të zhvillojmë software të ndryshëm. Para se të fillonim fakultetin kemi nisur të merremi me teknologji. Gjatë studimeve jam takuar dhe me bashkëthemeluesit, të cilët duhet t’i përmend me patjetër, pasi është një histori e përbashkët e jona. Gjithsecili ka kontribuar me një kuotë që ne e quajmë “aftësia për t’i zgjidhur problemet bashkë”. Më pas, jemi takuar me partnerë të jashtëm, shqiptarë të diasporës, që na kanë dhënë mundësinë të ekspozohemi në projekte më të mëdha.

Çfarë bën konkretisht kompania juaj Vianova ?

Vianova Health është kompani amerikane-kosovare, e regjistruar në Washington DC, e cila ndihmon pacientët me sëmundjet e diabetit tipi 2 që të kontrollojnë më mirë diabetin. Ajo ndihmon spitalet të kontrollojnë pacientët e tyre, ndërkohë që janë në shtëpi dhe të jenë në dispozicion për çdo problem që mund të kenë. Kemi dashur që të kenë një mirëqënie sa më të mirë, t’i ndihmojmë të kenë një jetë të lumtur. Pas zhvillimit të Vianova, kemi kuptuar që kemi aftësi ndërtuese dhe nisëm të ndërtojmë dhe kompani të tjera. Ne kemi ndërtuar një grup Timeless dhe sot kemi mbi 24 kompani në portofol. Bëjmë vetëm produkte, që i ndërtojmë dhe nxjerrim në treg. Kemi dhe partnerë nëpër botë që merren me pjesën e marketingut dhe zhvillimit. 

Ju keni filluar që 15 vjeç mesa di? 

Po, kompania ime e parë ka qenë kur isha 15 vjeç dhe ishte studio webfaqeve. Zhvillime të thjeshta software-ike, por në një vend të vogël si Peja ishte problem pjesa e bashkëpunimeve. Fillimet ishin të vështira, sidomos për të marrë projekte. Kur shkuam në Prishtinë, kemi filluar me disa kompani. Në fillim kemi ofruar shërbime për klientët e jashtëm, industri të ndryshme: automobile, logjistika, produktivitete, ricklime etj.

Si i keni arritur këto klientë të huaj?

Partnerë shqiptarë jashtë na kanë ndihmuar të ekspozohemi. Ata na kanë mentoruar dhe kanë vlerësuar potencialin tonë, si edhe përmes internetit. Kemi filluar punën me tregun europian, por s’kemi qenë shumë të lumtur, sepse na kanë trajtuar si sekondarë. Amerika na ka dhënë mundësinë e trajtimit në mënyrë të barabartë. Prej aty jemi marrë me ekspozime dhe kemi qenë në shërbim, duke ndërtuar  lojëra. I kemi prezantuar Mark Zuckerberg-ut lojën tonë. Në Amerikë kemi bërë edhe një projekt riciklimi që e kemi zhvilluar prej Kosovës. Më pas filluam me produkte, ku kemi qenë zhvilluesit e teknologjisë. Duke kujtuar rrugën e vështirë që kemi kaluar, kemi zgjedhur industrinë më të vështirë, atë të HealthCare-it.

Artikulli u publikua më parë në faqen 72 të numrit 35 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 35 të saj. 

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0