Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare, jep një intervistë për gjigandin mediatik italian RAI, i cili për herë të parë po përgatit në një emision mbi Turizmin Kulturor përgjatë Via Egnatia si dhe shndërrimin e këtij aseti të rëndësishëm në një produkt turistik ndërkombëtar.
Si mundet Via Egnatia të jetë një promotor i rëndësishëm i lidhjeve të intenerareve kulturore ballkanike me Italinë si dhe ndikimi i Via Egnatia në ekonomitë rurale të Shqiperisë dhe Ballkanit.
Tashmë kjo rrugë antike që lidhte Romën me Kostandinopojën është bërë objekt diskutimi i rëndësishëm për turizmin kulturor midis dy brigjeve Itali-Shqipëri.
Prezantimi i saj vitin që shkoj në axhendën ndërkombëtare të turizmit historik duke sjell në etenerarin e saj studiues dhe vizitor kurioz, bëri që sot ajo të konsiderohet një përparësi në turizmin shqiptar.
Ky është një vlerësim i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe i historianit Tare, që e nxori nga mbulesa e kohës dhe e prezantoj si një aset turistik.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.