Vetëm një shuplakë është - Business Magazine Albania

Vetëm një shuplakë është

shuplakë

Sa herë jeni ndeshur me togëfjalësh të tillë!?

”Hajt se nuk bëhet qameti nëse i japim një by….”

”Ndryshon puna nëse e gjuaj nga koka apo nëse e rrah çdo ditë!”

”Edhe mua më kanë rrahur dhe ja ku jam!”

Po, nuk bëhet qameti me një shuplakë.

Po, është ndryshe nëse këto shuplaka i merr çdo ditë apo një herë në kaq kohë.

Shpresa Rupar thotë se, “Unë nuk kam shumë vite që merrem direkt me klientin, por jam marrë aq mjaft sa të kuptoj shenjat dhe pasojat që lë ajo “një shuplakë by….”. Gjithashtu mund të shkruaj pa fund se çfarë plagësh e dhimbjesh shpirtërore njerëzit mbajnë me vete. Disa i kanë valixhet plot. Me atë valixhe ecin çdo ditë dhe kur hapet kapaku i kësaj valixheje aty nuk ka aspak gjëra të këndshme; – brenda saj ka shumë dhimbje, dhimbje që ndoshta fillon me këtë “një shuplakë by….”

Disa prindër mendojnë se kjo është një mënyrë e domosdoshme edukimi. Këta prindër kanë nevojë për informacione se si zhvillohet truri tek njeriu, si zhvillohet sistemi nervor dhe se si ne si të rritur mundemi të ndihmojmë fëmijët tanë që me kalimin e kohës të sillet “mirë” apo, siç do ta quaja unë më mirë, të bashkëpunojë me ne. Disa prindër fillojnë të mendojnë për këtë gjë dhe nëse u duket llogjike do të  fillojnë të veprojnë ndryshe, ndoshta edhe do të ndryshojnë qasjen me fëmijët e tyre. Ndërsa disa të tjerë JO, nuk do të fillojnë të mendojnë, pavarësisht se sa shumë mund të flitet për këto probleme, pavarësisht se sa shumë informacione u ofrohen në tabaka.

Ky është realiteti dhe PIKE! Disa gjëra, disa njerëz nuk mundet t’i ndryshojë askush!

Kemi edhe një grup tjetër prindërish, të cilët janë të vetëdijshëm që munden të ndikojnë me sjelljen e tyre tek zhvillimi i fëmijës, por ndonjëherë edhe ata vetë nuk munden.

Këta prindër kanë nevojë të gjejnë ekulibrin e vetes. Kanë nevojë të njohin dhe kuptojnë veten dhe sjelljen e tyre. Këta prindër kanë nevojë për mënyra dhe strategji konkrete se si të qetësojnë veten, kur ndodhen në situata të vështira pranë fëmijës. Ata kanë nevojë të shërojnë plagët e tyre, të cilat zakonisht në raste të tilla zgjohen brenda tyre. Kur këto plagë preken, reagimi i tyre është dënimi i fëmijës në një mënyrë apo në një tjetër.

Edukimi i fëmijës si për grupin e parë apo grupin e dytë të prindërve nuk është i lehtë.

Shpresa Rupar ka hapur trajnimin “Si të rrisim fëmijë me vetëbesim”. Ajo tregon se, qëllimi im është që prindërve t’u ofroj informacione, njohuri, zbulimet e fundit të shkencës në fushën e zhvillimit të sistemit nervor (brenda mundësive dhe njohurive të mia), natyrisht me qëllimin kryesor për të rritur ndërgjegjësimin për pasojat e traumave emocionale, të cilat, me kalimin e kohës dalin në sipërfaqe”.

Kur shikoj imazhe të tilla, më kujtohet ajo se çfarë ne ju kalojmë brezave.  Ne vazhdojmë të transmetojmë edhe më tej modele sjelljesh dhe mënyra edukimi sipas shkollës së vjetër.

“Këto duar të gjakosura unë i shikoj si dhimbjen e tyre, dhimbje që të rriturit e mbajnë me vete, dhe meqenëse gjaku nuk bëhet ujë, kjo dorë e gjakosur kalon edhe tek ata që janë më të shtrenjtët për ne, pavarësisht se këtë gjë nuk e duam, nuk e duam aspak. Disa gjëra bëhen thjesht sepse shumë prindër nuk dinë si të shërojnë plagët e tyre”, thotë Shpresa Rupar.

Për të do të ishte shumë më e pranueshme dhe shumë më e llogjikshme që në vend që prindërit të fokusohen tek debati nëse është ok apo jo “një shuplakë by….”, apo sa herë është e (pa)pranueshme, të fillojnë të merren me traumat e tyre emocionale dhe t’i kushtojnë vëmendje se cila sjellje e fëmijës është stimulues i kësaj “një shuplakë by….”. Vetëm kështu ne mundemi që fëmijës t’i vendosim kufij të qartë dhe të shëndetshëm, por njëkohësisht i kushtojmë vëmendjen e duhur edhe fëmijës së lënduar brenda vetes dhe për çfarë ai ka nevojë.

Vetëm kështu mund të ndërpresim traumat emocionale të trashëguara të brezave.

Mëmësia ose prindërimi është rruga më e afërt që na çon tek fëmija që kemi brenda vetes. Dhe më besoni shumë njerëz mbajnë me vete fëmijën e plagosur.

Njeriu i lënduar, pa shëruar plagët e veta, lëndon edhe më tej.

Duke e pasur të qartë rëndësinë e edukimit të fëmijëve tanë dhe rëndësinë e shërimit të fëmijës brenda vetes, për publikun shqiptar ajo ka përgatitur një program, – TRAJNIM i specializuar se si të rrisni fëmijë me besim tek vetja.

Me këtë program, modul pas moduli ju njihni veten, ia lehtësoni rrugën fëmjës që keni brenda vetes, dhe gjithashtu rrugëtimi bashkë me fëmijët tuaj bëhet shumë më i lehtë.

Çfarë përmban ky trajnim?

Klikoni KETU dhe shfletoni programin e plotë muaj pas muaji.

Ku zhvillohet programi?

Programi zhvillohet ONLINE.

Regjistrimet janë të mundura deri në 20 Maj 2020.

Programi është 12 mujor.

Me Shpresën ju mund të shiheni ONLINE, çdo të Mërkurë nga ora 20:00 – 21:00.

Ju mund të pyesni: “Po sikur të mos kem mundësi çdo të Mërkurë?”

Edhe për këtë Shpresa Rupar ka gjetur një zgjidhje. Çdo modul online, Shpresa ua dërgojn me email, ose e gjeni brenda grupit të mbyllur në Facebook. Pra, ju mund ta dëgjoni sa herë dëshironi dhe kur dëshironi.

Po sa kushton i gjithë ky program?

Vlera reale e këtij programi vjetor është 990 EUR. Shpresa me kompaninë e saj të konsulencës,  duke e pasur të qartë situatën ekonomike brenda territorit shqiptar si dhe situatën ku ndodhemi në nivel global, sjell ekskluzivisht këtë program 12 mujor për ju, vetëm për 290 EUR.

Regjistrohuni TANI

Mundësia e dytë që ofrohet është pagesa mujore. Kjo vetëm për 29 EUR/muaj.

Regjistrohuni TANI

Pas çdo moduli, ju merrni një ushtrim apo teknika konkrete, të cilët ju ndihmojnë për një komunikim më konstruktiv me fëmijën tuaj, por jo vetëm, pasi komunikim hyn në çdo aspekt të jetës sonë.

Në këtë program, për prindërit dhe edukatorët janë përfshirë edhe dy audio, të cilat ndihmojnë në gjetjen e qetësisë së brendshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0