Ajo është anëtare e “Emile Noel” në Fakultetin Juridik në New York dhe asistente ne Universitetitin e Mastrihut. Ka doktoruar në Universitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një bursiste e Fulbright në Fakultetin Juridik të Kolumbias.
Abazi ka qenë edhe këshilltare në Këshillin Europian. Ajo gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit të autorëve që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Europian, transmeton Gazeta Metro.
Ajo aktualisht është anëtare e bordit të shumë revistave shkencore akademike dhe ka më shumë se njëzet botime shkencore duke përfshirë edhe librin të botuar nga dhe për Universitetin e Oxford-it,“Sekretet zyrtare dhe mbikqyrja në BE”. Ky libër do të jetë një referencë për të gjithë ata që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës.
Abazi ka qenë e ftuar të ligjërojë në Universitetin e Oksfordit, Harvard Law School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dabi). Ajo gjithashtu është ftuar të prezantojë hulumtimet e saj në Parlamentin Europian dhe atë Holandez.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.