Mario Korra, Kontributor
Aty ku ka të kuptua, ka lehtësim dhe qetësi!
Ç’është një proces: një seri veprimesh ose hapash të ndërmarrë për të arritur një qëllim apo përftuar një rezultat.
Çfarë mund të kuptojmë nga procesi i jetës njerëzore ndërvite dhe botës ku kanë jetuar dhe jetojmë, për të arritur qëllimin e një jetese në harmoni?
Për t’i kthyer përgjigje dhe kuptuar duhet një ndalesë nga vrulli i përditshmërisë në reflektim, meditim (të menduarit të vërtetë). Pse them reflektim apo vetë-reflektim?! Sepse kur analizojmë kuptojmë që njeriu në esencë kupton, apo mëson pasi ka vepruar apo ka patur një eksperiencë të caktuar.
“You can’t connect the dots looking forward; you can only connect them looking backwards. So you have to trust that the dots will somehow connect in your future.” ― Steve Jobs
“Ti nuk mund të bashkosh pikat duke shkuar para; ti mundesh t’i lidhësh ato vetëm duke parë mbrapa. Pra, duhet të kesh besim që pikat në një farë mënyre do të lidhen në të ardhmen”.
Kjo shprehje mund të jetë thënë me kuptimin që ti nuk di se çfarë të pret në të ardhmen nëse nuk e provon diçka. Por, merr guxim dhe provon, me guxim sy çelur.
Por njëkohësisht mund të përshtatet: ne mësojmë nga proceset e përjetuara, duke i bashkuar ngjarjet e kaluara. Pra, historia mund të na ndihmoj të mos bëjmë të njëjtat gabime. Thënë me një shprehje tjetër ‘Mos të rishpikim rrotën përsëri’, por të kuptojmë më tepër çfarë ka kaluar njerëzimi. Ose në një shkallë më të vogël në nivelin personal çfarë mund të përfitojmë nga eksperienca jonë apo e të tjerve.
Dy aspekte ose do besosh çfarë sugjerohet nga mësimet e dhëna/nxëna ose do të sakrifikosh t’i përjetosh dhe t’i mësosh ato çfarë të tjerët i kanë mësuar duke i provuar.
Çfarë e shoqëron njeriun gjatë jetës së tij?
- Besimet, parimet e krijuara / Parime të mirë -vlerësuara për harmoni
- Dija, mençuria
- Udhëheqja/Lidershipi
- Pasuria materiale
Këto në vetvete janë sprova që hasen çdo ditë, kanë qënë dhe do vazhdojnë për gjatë ekzistencës, si do që të ketë ndryshuar standardi i jetës njerëzore.
Këto janë të ndërlidhura dhe kanë ndikim tek njëra-tjetra. (mendoj si çdo gjë apo aspekt i jetës, në çdo nivel janë zinxhirë të ndërlidhur në balance, deri edhe në atë molekular).
Besimet/Parimet> Kur kthehemi mbrapa dhe shikojmë historinë tonë personale të ndërtuarit të mendimeve tona (kur lidhim pikat e eksperiencave dhe mësimeve): proceset mendore kanë qenë dinamike. Kemi krijuar perceptime dhe koncepte fillestare, ku i kemi ndryshuar duke përparuar. I kemi përmirësuar duke i provuar në fakte të qenësishme dhe si rezultat i forcimit dhe përmirësimit të aftësisë arsyetuese.
Si rrjedhojë, janë formuar besimet tona, kemi krijuar parime me përpjekjen për të patur harmoni me të tjerët dhe prosperitet në jetë. Gjithashtu, harmoni me natyrën për të jetuar shëndetshëm. Sprovat janë të shumta deri në konsolidimin e këtyre parimeve. Hera herës edhe mund të jemi lëkundur, derisa mund t’i rikonfirmojmë vetes që ky është parim universal pavarësisht sfidave.
Besimet/parimet tona do të sfidohen nga njerëzit, nga vetë eksperiencat tona me situatat që mund të ndodhemi. Por, nëse kanë bazë, janë të balancuara dhe qëndrojmë; përpiqemi t’i mbrojmë, suksesi lë shenja dhe duhen ndjekur këto shenja, me sakrificë.
“If you are stuck, you should find the thing to sacrifice to move forward.” Jordan B. Peterson
“Nëse ndihesh i bllokuar, gjej gjënë për të sakrifikuar për të vazhduar përpara.”
Këto sakrifica mund të jenë të ndryshme sipas rasteve përkatëse. Sakrificë është koha që mund të shpenzosh larg familjes. Apo dorëheqja nga një e mirë për një të mirë më të madhe, duke u besuar parimeve të tua të ndërtuara mbi sprova që janë gjithëpërfshirëse.
Në një seminar, Tony Robins thoshte : Nëse diçka nuk shkon, duhet të shikojmë vlerat tona (gjërat që u japim rëndësi në jetën tonë) t’i rishikojmë me objektivitet. Diku mes tyre mund të ketë një kontradiktë. Shembullë: Duam një marrëdhënie të re, por nuk pranojmë refuzimin. Apo duam marrëdhënie me përgjegjësi të kufizuara. Ose ndryshe kemi koncepte apo paradigma kontradiktore ose të gabuara. Ashtu si janë ndërtuar mund t’i zëvëndësojmë me lexim dhe diskutim konstruktiv.
Pasuria materiale > Ato çfarë po shqyrtojmë janë të ndërlidhura; varet nga çfarë besojmë, çfarë kemi si parim apo këndvështrime mbi pasurinë, ashtu edhe do mendojmë rreth saj. Duke filluar që nga përvetësimi i saj deri tek menaxhmi i pasurisë.
A krijojmë mendje madhësi me ç’ka kemi arritur; a e ri shpërndajmë dhe e përdorim për qëllime që krijojnë harmoni për veten dhe të tjerët. A na bën më arrogant apo më modest. A mendojmë se pasuria mund të na sprovojë, duke na çuar të humbim gjëra më të vlefshme; pra duke humbur balancë në jetë. A jemi mirënjohës për njerëzit që na kanë ndihmuar. Pra sprovë e përditshme për të jetuar mirë, komod dhe të kënaqur.
A jemi ne mjet i parasë apo paraja mjet i jonë?
Mendoj dhe se është fakt historik që paraja është mjet dhe rendja pas parasë duhet të ketë balancë. Përsa i përket historisë, duke e parë atë çka ndodhur mund të shikojmë që në vetë-vete paraja është mjet për shkëmbimin e shërbimeve, dhe një formë për ruajtjen e “energjisë” që ne kemi konsumuar për të realizuar këtë shërbim. Dhe më pas që ta shkëmbejmë këtë “energji” për një shërbim që dikush tjetër ka kryer. (shërbim do të quaja edhe krijimin e një produkti sepse kapaciteti jotë njerzorë me tërësinë e tij – mendje, trup – është angazhuar për të krijuar produktin, pra po shërben në krijim).
Thënë kjo nxjerrim si një përfundim që: duhet të fokusohemi në çfarë duhet të shërbejmë, si të shërbejmë sa më mirë, që të jemi të dalluar për shërbimin tonë.
Duke e parë veten si kontribues të shoqërisë dhe përmirsues së saj në cilësinë e jetesës së përbashkët.
Një nga dilemat kryesore kur zgjedhim profesionin dhe punëdhënësin.
Dija, mençuria > Sa të rrojmë do të mësojmë. Nje shprehje klasike e trasmetuar gojarisht.
Ne përballemi çdo ditë me njohuri të reja mbi botën dhe veten. Ne njohim veten çdo ditë se si veprojmë dhe si operojmë (në nivel mental dhe ai fizik).
Hasemi me njerëz që dinë më shumë dhe me ata që dinë më pak, pavarsisht fushës apo ambjentit të cilit ne i përkasim. Rritja eshtë dinamike dhe ndër-kohë e qëndrueshme. E qëndrueshme me vetë dije apo pa vetë dije.
Pa vetëdijshmërisht ne përballemi me informacione të reja dhe mësojmë nga rastësitë e jetës. Por gjithashtu ne vetëdijshmërisht mund ta drejtojmë veten për të mësuar apo informuar.
Nuk duhet të bëhemi xheloz apo të bëjmë të tjerët të ndihen inferior sepse gjithmonë do jetë dikush përpara nesh dhe dikush pasnesh. Si në dije apo pasuri. Pra fokusi në vetet tona është më i rëndësisësh.
Shembull jetësorë mund të jetë kur ne veprojmë apo duam të realizojmë diçka për inat apo për ti vërtetuar dikujt rreth nesh.
Duke u bërë koshjent për sa më lartë mendoj të qënurit i hapur me të tjerët sidomos në mardhëniet e punës, zhvillimi jonë i përbashkët do jetë më i qëndrueshëm. Kjo e vërtetuar në botën e zhvilluar. Ku talentet dhe mençuria afrohen pranë vetes pa u ndjerë inferior, si lider apo pronar i kompanisë.
Por shkëmbimi i ideve është prioritet. Dija është një udhëtim krah për krah suksesit të perceptuar! Lexo me durim dhe kupto jo memorizim!
Udhëheqësia > Duke thënë më lartë që dikush do jetë para nesh dhe dikush pas nesh, shkojmë tek udhëheqësia. Ne udhëheqim në një moment të jetës tonë por edhe udhëhiqemi. Por si bartës të dijes kjo duhet të bëhet sa më mirë të jetë e mundshme duke lënë pas një trashëgimi në udhëheqje apo ndryshe lidership.
Një lindership që vlerson dhe ka mendësinë edhe për sa thamë më lartë për Dijen dhe Mençurinë.
Ku lideri është frymëzim, mbrojtës i të drejtës dhe parimeve, që çojnë në të mirën e grupit, qoftë për ambjentet e punës apo zhvillimet shoqërore.
Mendoj se në vetëvete çdokush duhet ta ketë këtë sens lidershipi sipas pozicionimit social, dhe statuseve që mund të mbajmë në grupe të ndryshme. Çdo person duhet të jetë një lider i vetë-motivuar dhe talentuar dhe në fund të gjitha aftësitë dhe forcat të kenë qëllim të arrihen objektiva për të ndërtuar një kompani madhështore / apo shoqëri të tillë.
Duke menaxhuar dhe balancuar egot. Lidershipi është përgjegjësi dhe jo privilegj/rehati!
Liderat të nivelit 5 duan që të shikojnë kompanitë e tyre akoma më të suksesshme në gjeneratën tjetër, duke qenë komod me idenë që shumica e njerzve as nuk do ta dinë që ky sukses i ka rrënjët mbrapa në kohë tek përpjekjet e tij. (Fq.26 Good to Great)
Lënia e një trashëgimie të shëndetshme mendoj është një nga qëllimet tona dhe të jemi bartës dhe përcjelljës të dijeve universal.
Mendoj se nga cikli i jetës deri në kto çaste që po shkruaj është ne duhet ta shofim veten si bartës dhe përcjellës së dijes. Të jemi menaxhues apo lider të mirë të aktiviteteve apo kërkesave shoqërore, rrjedhimisht edhe financiare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.