Vesna Mardonović dhe Yoad Mick në AllWeb Digital 2025/ Si analitika dhe imagjinata po ndërtojnë bizneset e së ardhmes - Business Magazine Albania

Vesna Mardonović dhe Yoad Mick në AllWeb Digital 2025/ Si analitika dhe imagjinata po ndërtojnë bizneset e së ardhmes

Kur flasim për teknologjinë, marketingun digjital, kreativitetin dhe fuqinë për të ndryshuar mënyrën se si mendojmë e veprojmë, AllWeb Digital Conference 2025 mbetet skena ku këto koncepte marrin jetë. AllWeb Digital Conference nuk është vetëm një ngjarje për profesionistët e teknologjisë, marketingut digjital dhe inovacionit, por është vendi ku lindin idetë që ndryshojnë mënyrën si punojmë, mendojmë dhe ndërtojmë të ardhmen. Në këtë edicion, dy prej folësve që pritet të lënë gjurmë janë Yoad Mick dhe Vesna Mardonović, dy personalitete me rrugëtime të ndryshme, por me një qëllim të përbashkët: t’u vinë në ndihmë njerëzve dhe bizneseve të çlirojnë potencialin e tyre të plotë dhe të kenë sukses

Vesna Mardonović: Shkenca dhe strategjia pas vendimeve më të zgjuara mediatike

Me mbi 30 vite përvojë në lidership dhe pozita drejtuese, marketing dhe strategji mediatike, Vesna ka ndikuar në mënyrën se si disa prej markave më të mëdha botërore mendojnë për komunikimin dhe ndikimin. Rrugëtimi i saj profesional shtrihet nga ndërtimi i një agjencie të suksesshme mediatike si CEO, duke drejtuar OMG/OMD/PHD Adriatik (kemi parasysh vendet që lagen nga ujrat e detit Adriatik) dhe Ballkan, deri te shërbimi në ekipin drejtues të GSK, ku ajo ishte përgjegjëse për planifikimin strategjik dhe taktik të medias në 30 tregje.

Sot, Vesna ndihmon organizatat të optimizojnë vendimmarrjen e tyre mediatike, të përmirësojnë performancën e agjencive dhe të maksimizojnë kthimin nga investimi përmes auditimeve të përshtatura, konsulencës dhe trajnimeve. Qasja e saj ndërthur analizën e bazuar në të dhëna me kuptimin njerëzor, duke njohur se strategjia e madhe mediatike nuk ka të bëjë vetëm me numra, por me krijimin e lidhjeve kuptimplota me njerëzit.

Karriera e saj përfshin role me ndikim të lartë si Drejtore për CEE Consumer Healthcare në GSK, drejtimin e programeve globale të trajnimit të medias të GSK dhe udhëheqjen e ekipeve ndërkombëtare drejt efikasitetit dhe rezultateve të matshme. Si Presidente e Effie Awards Slovenia 2020 dhe trajnuese e certifikuar nga London School of Business Coaching, Vesna sjell jo vetëm ekspertizë, por edhe empati dhe perspektivë në çdo projekt që udhëheq.

Lexo edhe: Lidhja shqiptare me Google: Dy motrat zbulojnë si të shndërrosh një ide nga Tirana në Fortune 500

E apasionuar pas turizmit dhe zbulimit të destinacioneve të reja, nga ku ka vizituar plot 65 vende, Vesna frymëzohet nga sjellja reale njerëzore, duke vëzhguar, mësuar dhe përkthyer këto njohuri në strategji që i bëjnë markat më të rëndësishme dhe me ndikim.

Yoad Mick: Nga forcat speciale tek trajneri i imagjinatës

Duke ardhur nga një sfond profesional krejtësisht i ndryshëm, Yoad Mick na kujton se transformimi i vërtetë fillon në mendje. Ish-oficer i forcave speciale, më pas i diplomuar në psikologji, krijues reklamash dhe më vonë drejtues marketingu, Yoad ka ndërtuar një karrierë që bashkon zgjedhjen, disiplinën dhe kreativitetin me rritjen personale dhe profesionale, përmes një metodologjie unike që trajnon imagjinatën si një muskul të quajtur IMAGYM (Imagination Gym).

Si coach i imagjinatës, Yoad i ndihmon individët dhe ekipet të aktivizojnë atë që ai e quan “Proactive Imagination”, një qasje e re ndaj mendimit dhe veprimit që i lejon njerëzit të çlirojnë potencialin që tashmë e kanë brenda vetes. Kjo nuk është vetëm një teknikë, por një mënyrë jetese që ushtron mendjen për të parë më shumë mundësi, për të marrë vendime më të guximshme dhe për të udhëhequr me vetëdije.

Përvoja e tij në agjencitë më të mira të reklamave dhe në korporata ndërkombëtare në role ekzekutive i ka dhënë atij një kuptim të thellë të mënyrës se si funksionojnë njerëzit dhe organizatat. Kjo e ka lejuar të hartojë programe që sot përdoren në universitete, akseleratorë startup-esh dhe programe trajnimi për drejtues në mbarë botën duke ndihmuar qindra liderë, studiues dhe themelues të arrijnë transformime të prekshme.

Në një epokë ku të gjithë flasin për inteligjencën artificiale, Yoad rikthen vëmendjen te diçka thellësisht njerëzore, inteligjenca imagjinative: aftësia për të përfytyruar atë që ende nuk ekziston dhe për ta bërë realitet.

Kur strategjia takohet me imagjinatën

Në skenën e AllWeb Digital 2025, prania e Vesna Mardonović dhe Yoad Mick nuk është rastësi. Ajo simbolizon takimin e dy forcave plotësuese: strategjisë dhe imagjinatës, logjikës dhe kreativitetit, analizës dhe intuitës.

Vesna demonstron se si ekspertiza mbi mediat, njohja strategjike dhe udhëheqja e bazuar në të dhëna mund të udhëheqin vendimmarrje më të mençura dhe me ndikim, ndërsa Yoad tregon se si imagjinata i bën këto vendime më njerëzore, të qëndrueshme dhe frymëzuese. Së bashku, ata përfaqësojnë dy anët e së njëjtës monedhë,  suksesin e qëndrueshëm që lind kur saktësia analitike takon vizionin krijues.

Një skenë për të mësuar, reflektuar dhe vepruar

Pjesëmarrja e tyre në AllWeb është një mundësi unike për të gjithë ata që duan të ecin një hap përpara,  jo vetëm në karrierë, por edhe në mënyrën si mendojnë për suksesin. Ata nuk do të flasin për teori, por për metoda konkrete që kanë ndryshuar mendje, biznese dhe organizata në mbarë botën.

Në një kohë kur transformimi digjital kërkon jo vetëm njohuri teknike, por edhe inteligjencë emocionale e imagjinative, Vesna dhe Yoad sjellin formulën që e bën këtë të mundur.

Nëse kërkoni një arsye për të mos munguar këtë 6 nëntor, ajo është e thjeshtë: sepse  në AllWeb Digital do të takohen mendjet që po e formësojnë të ardhmen e biznesit, inovacionit dhe lidershipit në Ballkan … dhe përtej tij.

Biletat janë të disponueshme në faqen zyrtare të konferencës: allweb.digital

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0