Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO - Business Magazine Albania

Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO

Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit, e konsideruar një nga pasuritë më të çmuara etnografike të Kosovës dhe ndër më të vjetrat në trojet shqiptare, ka nisur rrugëtimin për t’u përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s. Nismën për mbledhjen dhe dokumentimin e materialeve e ka ndërmarrë Shoqëria Kulturore Artistike “Malësori” në Prizren, me synim argumentimin e veçorive dhe origjinalitetit të kësaj veshjeje unike.

Sipas studiuesit Nexhat Çoçaj, veshja hasjane daton mbi 2,500 vjet më parë dhe dallohet për asimetrinë karakteristike të punimit dhe simbolikën e pasur që pasqyron jetën shoqërore dhe kulturore të komunitetit. Në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi dhe Kulturë “Pjetër Bogdani” dhe shoqërinë kulturore “Hasi” në Tiranë, po përgatitet kërkesa zyrtare për UNESCO, e cila pritet të dorëzohet në prill të vitit 2026.

Lexo edhe:Arsenik në bukë dhe toksina të tjera, përgjegjëse për sëmundje të rënda

Ndërkohë, sipas të dhënave të deritanishme, në Kosovë dhe Shqipëri janë identifikuar mbi 150 veshje hasjane të kompletuara, të ruajtura ndër breza, të cilat përfaqësojnë një dëshmi të gjallë të trashëgimisë dhe identitetit kulturor shqiptar.

AI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0