Vero është rrjeti social më i mirë pak a shumë i ngjashëm me Instagram. Por ndryshe nga Instagram, në Vero nuk ka reklama. Postimet e vetme do të jenë ato të njerëzve të cilët i ndiqni dhe anasjelltas.
I vlerësuar nga Apple në kategorinë “Aplikacionet e reja me të mira” në 159 shtete, Vero e quan veten rrjeti social “që ju lejon të jeni vetvetja”.
Së fundmi, kërkesa e madhe për shkarkime ka bërë që aplikacion të bllokohet.
Ai u lançua më 2015 nga Ayman Hariri, një miliarder dhe djali i kryeministrit libanez Rafik Hariri.
Vero ofron regjistrim falas përjetë për 1 milionë përdoruesit e parë. Momentalisht nuk mund të regjistroheni pasi serverat janë të mbingarkuar dhe po punohet për t’i sjellë sërish online. Së shpejti kompania do të publikojë tarifat për përdoruesit e rinj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
