Shkencëtarët thonë se vera e kaluar ishte vera më e nxehtë e regjistruar në Evropë, me temperatura gati 1 gradë Celsius (1.8 gradë Fahrenheit) më të larta se mesatarja për tre dekadat e mëparshme.
Një raport i lëshuar të premten nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus, zbuloi se ndërsa pranvera e vitit 2021 ishte më e freskët se mesatarja, muajt e verës u shënuan nga “valë të nxehta të forta dhe të gjata” që panë shumë rekorde të reja të temperaturës, duke përfshirë edhe atë prej 48.8 gradë celsius matur në Siçili gushtin e kaluar.
Temperaturat e larta dhe të zgjatura kontribuan në shtimin e zjarreve, që u panë në Siberi, Greqi dhe Turqi vitin e kaluar, dhe ekspertët thonë se rritën gjasat e reshjeve të mëdha të llojit që çuan në përmbytje vdekjeprurëse në Belgjikë dhe Gjermani korrikun e kaluar.
Temperaturat e sipërfaqes së detit vitin e kaluar ishin më të larta se në çdo kohë që nga viti 1992 në Detin Mesdhe lindor dhe pjesë të Detit Baltik, ku merkuri u rrit më shumë se 5 C (9 F) mbi mesataren gjatë muajve të verës.
Shpejtësia vjetore e erës në pjesë të Evropës perëndimore dhe qendrore ishte ndër më të ulëtat që nga viti 1979, tha Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus. Kjo çoi në një reduktim të potencialit të vlerësuar për energjinë e erës – një nga burimet kryesore të energjisë së rinovueshme që vendet evropiane po investojnë për të reduktuar emetimet e gazeve serrë nga prodhimi i energjisë elektrike.
Gjetjet e agjencisë bazohen në stacionet e motit në tokë dhe vëzhgimet satelitore që datojnë që nga viti 1950.
Globalisht, raporti tregoi se viti 2021 u rendit midis vitit të 7-të dhe të 5-të më të ngrohtë të regjistruar, në varësi të grupit të të dhënave të përdorur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto