Veprimet e thjeshta që mund ta ndalojnë përhapjen e Covid-19 - Business Magazine Albania

Veprimet e thjeshta që mund ta ndalojnë përhapjen e Covid-19

Nëse lani duart rregullisht, mbani maska ​​dhe mbani distancë sociale me njëri tjetrin do të ishin mjaftueshëm për të ndaluar koronavirusin pa qenë e nevojshme shpikja e një vaksine. Ky studim u botua të martën në një revistë shkencore ndërsa sugjeron metodat më efikase për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe pse jo për ta eliminuar plotësisht atë.

Një epidemi e madhe mund të parandalohet nëse efikasiteti i këtyre masave tejkalon 50%. Nëse njerëzit ndryshojnë sjellje me vonesë ata mund të zvogëlojnë numrin e rasteve por s’mund të shmangin pikun e pandemisë.

Njësoj edhe nëse qeveritë marrin masa izolimi të menjëhershme por personalisht njerëzit nuk kujdesen përsëri do kishte shtyrje por jo shmangie të kulmit të rasteve. Kulmi i pandemisë mund të shtyhet me masat e ndërmarra deri në 7 muaj por jo më tepër, kështu shkruhet në studim.

Nëse distanca fizike e vendosur nga qeveria do kombinohej me vetëdijen e popullatës dhe kujdesin personal piku i pandemisë mund të shmangej. Kjo nënkupton se koronavirusi nuk do shkaktojë një shpërthim të madh në një vend ku 90% e popullsisë i lan duart, ruan distancën fizike dhe pajiset me maskë, faktorë që kanë 25% efektivitet.

Autorët e studimit propozojnë që qeveritë të edukojë opinionin publik në lidhje me mënyrën se si përhapet virusi dhe të rrisë vetëdijen për rëndësinë thelbësore që ka ndërgjegjësimi dhe kujdesi personal për të luftuar pandeminë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0