Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë - Business Magazine Albania

Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë

Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë

Tirana do të aplikojë vendosjen e pajisjeve parkimetër të cilat do të mundësojnë pagesat e parkimit të makinave. Tirana Parking njoftoi së fundmi shpalljen e fituesit për procedurën e cila do të zbatojë fazën e parë pilot të këtij plani që është kompania ADI Profesional (zotërues Adriatik Tarja) teksa oferta është 12 milionë lekë. Në dokumentet e procedurës specifikohen elementët që duhet të kenë parkimetri si dhe lidhja e tij me serverin çka do të bëjë të mundur pagesën në disa forma përfshirë atë me karta bankare.

Parkimetri sipas specifikimeve duhet të ketë një dizajn të thjeshtë dhe të lehtë, i cili përshtatet me çdo kontekst urban. Duhet të jetë e  dizenjuar që opsionalisht të zgjidhet ngjyra nga Autoriteti Kontraktor dhe të dallohet pamja midis trupit dhe panelit të përparmë.

Parkimetri duhet të jetë i pajisur me një modul video.

Moduli i ekranit dhe prekjes duhet të ketë një ndërfaqe e plotë për shikimin dhe futjen e komandave për të gjitha funksionet dhe operacionet e zbatuara për përdoruesit dhe punëtorët e mirëmbajtjes. Ekrani me zonën e tij vizuale 7 inç, rezolucion të lartë dhe ndriçim të lartë të dritës së prapme (rregulluar automatikisht në bazë të dritës së ambientit) duhet të garantojë shikueshmëri të plotë në të gjitha kushtet me fleksibilitet të konsiderueshëm në sasinë e informacionit që do të shfaqet.

Lexo edhe:INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA është banka e vetme në Shqipëri që merr certifikatën prestigjoze “Top Employer”

Tek te dhënat specifkkohen edhe mënyrat e pagesës që pranon parkimetri. Së pari grupi i pranimit të monedhave. Mbledhja paraprake e depozitës së monedhës përpara konfirmimit të pagesës (të pranojë mbi 30 copë monedha).

Pagesat elektronike POS dhe RIDF janë një tejtër opsion që duhet të ketë parkimetri.“Parkimetri duhet të jetë i pajisur me një sistem pagese elektronike EMV (Europay, Mastercard, Visa) dhe NFC (Near Field Communication) i cili lejon pagesat pa kontakt” thuhet në dokument.

Parkimetri duhet të jetë i pajisur me një printer termik profesional, duhet të ketë një bateri që furnizohet nga panele fotovolatikë me energji  si dhe duhet të ketë disa specifika sa i takon kasaforttës.

Në përfundim të procedurave të pagesës, pasi konfirmohet duke përdorur butonin përkatës të gjelbër, bileta e fiskalizuar e parkimit duhet të printohet me të gjitha informacionet e dobishme të cilat nisin nga logoja dhe emri i kompanisë deri tek QR Code i fiskalizimit.

Parkimetri duhet të ketë opsionet e hapura për të lejuar të menaxhohen tarifat ose pagesat përveç parkimit. Psh. në rast se duhet të jetë e nevojshme aksesi në struktura të tilla si muzetë, teatrot ose të menaxhoni hapjen e barrierave të sheshparkimeve të mbyllura, ose të lëshohet një biletë për transportin publik, parkimetri duhet të ketë opsionet për të printuar biletat e duhura, si dhe barkodin ose kodin QR dhe të lejojë pagesën nëpërmjet metodave të disponueshme (monedha, karta krediti, etj.)

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0