Vendosini vetes një kuotë gabimesh, këshillë nga psikologu Adam Grant - Business Magazine Albania

Vendosini vetes një kuotë gabimesh, këshillë nga psikologu Adam Grant

Si të vendosni një kuot gabimesh, këshillë nga psikologu Adam Grant

Shumica prej nesh priren të mendojnë për dështimin si diçka për ta minimizuar ose shmangur. Por shumë njerëz  të suksesshëm e shohin dështimin ndryshe.Në ditët e para të SpaceX, Elon Musk u mbajti punonjësve një fjalim të shkëlqyeshëm në të cilin u tha atyre: “Dështimi është një opsion këtu. Nëse gjërat nuk po dështojnë, ju nuk jeni duke inovuar mjaftueshëm.” Richard Branson e feston dështimin si një nga mjetet më të mëdha të të mësuarit në jetë.

Kur themeluesja miliardere e Spanx, Sara Blakely ishte fëmijë, babai i saj e inkurajonte atë dhe vëllain e saj të dështonin. “Na pyeste në tryezën e darkës se për çfarë kishim dështuar në atë javë dhe nëse nuk do të kishim diçka për t’i thënë, ai në fakt do të zhgënjehej”, kujton ajo. Babai i saj ishte një avokat, jo një psikolog, por sipas psikologut organizacional Adam Grant, babai i Blakely-t kishte gjetur një trick të dobishëm për të rritur shanset e fëmijëve të tij për sukses në jetë — një që mund ta huazoni edhe ju për veten tuaj.

Individët novatorë dhe sipërmarrës e marrin në konsideratë shkencën që tregon se të qenit jashtë zonës suaj të rehatisë është çelësi për të mësuar më shpejt dhe se mënyra për të pasur më shumë sukses është thjesht të provoni më shumë gjëra (shumica e të cilave do të dështojnë).  Këtë me siguri e keni dëgjuar më parë.          Por si t’i përvetësoni këto mësime dhe ta shtyni veten të rrezikoni dhe eksperimentoni më shumë? Në fund të fundit, edhe nëse e kuptoni vlerën e dështimit, ndoshta nuk ju pëlqen. Dështimi mund t’ju duket i turpshëm dhe i pakëndshëm.

Në librin e tij “Potenciali i fshehur”, psikologu organizativ i njohur i Wharton, Adam Grant ofron një mjet të thjeshtë për t’ju ndihmuar të dështoni më shumë, në mënyrë që, në fund, të keni më shumë sukses. Ai e quan ‘buxheti i dështimeve’.

Grant sugjeron të vendosni në mënyrë eksplicite një objektiv për numrin e dështimeve që dëshironi të grumbulloni brenda një viti. Është një teknikë që e përdor vetë. Në vitin 2024, unë pres të lançoj të paktën tre gjëra që dështojnë”, tha ai për The Australian Financial Review.

Ai e di se nëse humbet pikën dhe dështon më pak herë se sa është caktuar në buxhetin e tij, ai thjesht nuk po e shtyn veten mjaftueshëm. Kjo qasje u frymëzua nga poligloti irlandez Benny Lewis, i cili synon të bëjë të paktën 200 gabime në ditë kur mësoi një gjuhë të re, por gjithashtu rezonoi me diçka që Grant mësoi herët në jetë kur ishte një zhytës konkurrues.

Lexo edhe: Si të krijoni një kulturë që përqafon dështimin dhe i kthen pengesat në sukses

Vetëm sigurohuni që dështimet tuaja të jenë dështime të ambicies ose inovacionit, jo marrëzi. Siç ka theksuar Jeff Bezos, ekzistojnë dy lloje dështimesh: Ka dështime eksperimentale, të cilat vijnë nga përpjekjet për diçka që nuk dini si ta bëni, dhe ka dështime operacionale, të cilat rrjedhin nga mosmësimi i gabimeve të së kaluarës ose një mungesë e qartë përpjekjesh. Vetëm dështimet eksperimentale ju çojnë përpara dhe meritojnë një vend në listë tuaj të planifikim të gabimeve.

Sa herë mundesh  të dështosh për pjesën e mbetur të 2024?

Qershori ka mbërritur.(jemi në gjymë të vitit). Jeni në kohë për ti vendosur vetes një objektiv gjysmë viti. Ose mund të bëheni ambicioz dhe të synoni dështime më të vogla javore ose mujore. Por konsideroni t’i bashkoheni psikologut Grantit për të pasur një buxhet gabim të një lloji. Sepse, në fund të fundit, sa më shumë të dështoni me vetëdije dhe qëllim, aq më të mëdha janë shanset tuaja për sukses të përgjithshëm në jetë.

 

Inc

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0