Vendi numër 1 ku emigrantët janë të kënaqur me karrierën e tyre - Business Magazine Albania

Vendi numër 1 ku emigrantët janë të kënaqur me karrierën e tyre

Vendi numër 1 ku emigrantët janë të kënaqur me karrierën e tyre

Emigrantët në Danimarkë janë ndër më të lumturit me jetën e tyre profesionale, sipas anketës së fundit Expat Insider nga InterNations, komuniteti global online për njerëzit që kanë lëvizur jashtë vendit. Vendi nordik renditet i pari për kënaqësinë me punën, mundësitë e karrierës dhe balancën punë-jetë, ndër aspekte të tjera.

Ky konstatim bazohet në përgjigjet e grumbullura nga anketimi i më shumë se 12,500 njerëzve që jetojnë në vende të huaja dhe reflekton ndjenjat e tyre në katër kategori të gjera që mbulojnë temat e punës, duke përfshirë perspektivat e karrierës, pagën dhe sigurinë e punës, kulturën dhe kënaqësinë e punës, dhe balancën punë-jetë.

Danimarka renditet më lartë në dy grupe: kulturën dhe kënaqësinë e punës, si dhe balancën punë-jetë.

Rreth 84% e emigrantëve në Danimarkë janë të kënaqur me balancën e tyre punë-jetë, krahasuar me një mesatare globale prej 60%; një pjesë tjetër janë të kënaqur me orët e punës së tyre dhe, mesatarisht, punojnë 39.2 orë në javë, krahasuar me 42.5 orë për mesataren globale.

Më poshtë janë 10 vendet kryesore ku emigrantët janë më të lumtur me jetën e tyre profesionale sipas Expat Insider nga InterNations :

  1. Danimarka
  2. Arabia Saudite
  3. Belgjika
  4. Holanda
  5. Luksemburgu
  6. Emiratet e Bashkuara Arabe
  7. Australia
  8. Meksika
  9. Indonezia
  10. Austria

Ilana Buhl, një kontributore e CNBC Make It dhe mësuese amerikane që u transferua në Danimarkë, thotë se lëvizja nga Teksasi në Kopenhagen solli ndryshime pozitive në jetën e saj të punës: javë pune më të shkurtra, kufij më të fortë rreth kohës së lirë jashtë punës, pesë javë pushim të paguara, dhe një pagë më të mirë për të mbuluar koston e jetesës.

Lexo edhe: Thirrje e hapur për “Programin e asistencës teknike për hyrjen në tregjet evropiane dhe botërore”

Jashtë punës, ajo gjithashtu gëzon të drejtën e përdorimit të transportit publik, kujdesin shëndetësor publik, kujdesin bazë për fëmijët dhe lejen e lindjes të paguar nga punëdhënësi i saj dhe qeveria.

Shumë nga këta faktorë kontribuojnë në faktin që Danimarka renditet vazhdimisht si një nga vendet më të lumtura në botë, sipas Raportit Vjetor të Lumturisë Botërore.

Arabia Saudite renditet e dyta për kënaqësinë e emigrantëve me jetën e tyre profesionale, sipas anketës së fundit Expat Insider nga InterNations. Sipas anketës, 75% e emigrantëve që zhvendosen në Arabinë Saudite thonë se kjo ka përmirësuar perspektivat e tyre të karrierës. Shumica, 63%, e të ardhurve të rinj zhvendosen në Arabinë Saudite për arsye pune dhe shprehen të kënaqur me gjendjen e ekonomisë lokale. Megjithatë, një nga pengesat kryesore të punës në Arabinë Saudite janë orët e gjata të punës — emigrantët raportojnë se punojnë 47.8 orë në javë për një punë me kohë të plotë.

Belgjika renditet e treta, ku emigrantët janë shumë të kënaqur me sigurinë e punës, tregun lokal të punës dhe mundësitë e tyre të karrierës. Emigrantët në Belgjikë thonë se gëzojnë fleksibilitet në vendin e punës, veçanërisht  68% e tyre thonë se mund të punojnë në distancë, dhe kanë një javë pune më të shkurtër se mesatarja, me 40.8 orë.

Në përgjithësi, Panamaja u konsiderua si vendi më i mirë për emigrantët sipas anketës InterNations. Renditja e përgjithshme e shteteve merr parasysh faktorët e jetesës  dhe ato financiarë, ku të huajt thonë se janë të kënaqur me cilësinë e jetës, lehtësinë e zhvendosjes, punën jashtë vendit, financat personale dhe një indeks të “nevojave të emigrantëve” që përfshin strehimin, administratën, gjuhën dhe jetën dixhitale.

 

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0