Vendi ku ulet CEO ka shumë rëndësi

Vendi ku ulet CEO ka shumë rëndësi


Dihet se drejtuesit ulen në cep të zyrës apo në krye të tavolinës. Por, këto sjellje pa dashur ndikojnë në kulturën e kompanisë.

Gjuha e trupit të një drejtuesi dërgon sinjale joverbale te punonjësit. Po kështu edhe vendi ku ata zgjedhin të punojnë apo ku ulen gjatë një mbledhje.

Të punosh me të gjithë

Të largohesh nga zyra private dhe të ulesh në një tavolinë të përbashkët me punonjësit, është diçka që mund të ndodhë zakonisht në kompanitë e vogla.

Kjo dërgon një mesazh “Unë jam i afrueshëm”, thotë Jonathan Wasserstrum, CEO i kompanisë Square Foot. “Edhe kur vijnë punonjës apo praktikantë, unë jam gjithmonë i pranishëm dhe u sugjeroj të më takojnë për çdo gjë që kanë nevojë”.

Ky stil pune, megjithatë, është më i ashpër në ritëm për CEO-t në korporatat e mëdha. Ata nuk mund të jenë personalisht të arritshëm për mijëra të punësuar. Ata shpesh kanë nevojë për privatësi për negociata dhe diskutime të nivelit të lartë.

Kjo praktikë funksionon për Wasserstrum dhe në një formë tjetër. Ai ulet afër ekipeve të marketingut dhe shitjeve, që sipas tij, i krijon ekipit mundësi të shikojë çfarë po ndodh me biznesin e tij.

“Unë dua të jem afër çdo raportimi”, thotë ai. “Kjo më kursen kohë për mbledhjet e gjata joproduktive”.

Por edhe në një organizatë të madhe, një drejtues mund të tregojë se si ai do që kultura e kompanisë të ndryshojë duke ndryshuar vendin ku ulet. Ndoshta për të thyer edhe hierarkinë.

CEO-t që duan të mbajnë zyrën e tyre, por sinjalizojnë dëshirën e tyre për një kulturë më bashkëpunuese dhe informale kanë një tavolinë në një zonë të hapur.

Ku të ulesh gjatë një mbledhje

Gjëja më e zakonshme që bëjnë drejtuesit janë takimet, mbledhjet.

Kur mbledhjet zhvillohen me klientë, diskutohen raporte të rëndësishme, apo për perspektiva të tjera të punonjësve, qëllimi i takimit përcakton se ku duhet të ulet personi më i rëndësishëm.

Për mbledhjet bashkëpunuese, në të cilat CEO është moderator, tavolinat e rrumbullakta janë më të mirat. Por, nëse tavolina është ovale apo drejtkëndore, ju mund të hiqni karriget në të dy anët në mënyrë që tavolina mos të ketë krye dhe fund.

Nëse qëllimi i mbledhjes është, le të themi, zgjidhja e një konflikti dhe CEO pritet të jetë arbitri, do të ishte më komode për të gjitha palët e përfshira që shefi të ulej në krye të tavolinës.

Njerëzit duan të shohin që kanë një lider për çdo situatë.

/CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0