Vendet më të mira për bizneset në Europë në 2026-ën: Danimarka, Zvicra, Irlanda - Business Magazine Albania

Vendet më të mira për bizneset në Europë në 2026-ën: Danimarka, Zvicra, Irlanda

Danimarka, Zvicra dhe Irlanda renditen ndër vendet më tërheqëse për punëdhënësit në Europë, falë fuqisë punëtore të mirëtrajnuar, produktivitetit të lartë dhe institucioneve të besueshme.

Europa shpesh promovohen si destinacion kryesor për investime: vetëm stoqet e investimeve të huaja direkte në BE, tregu më i madh i konsumatorëve në botë, arrijnë rreth 10 trilionë euro.

Në këtë kontekst, kompanitë e huaja janë gjithmonë në kërkim të vendit më të mirë për t’u vendosur. Por ndarjet politike, ligjore dhe administrative në Europë e bëjnë të vështirë përcaktimin e vendit ideal.

Një studim i ri, që rendit vendet më të mira dhe më të këqija për bizneset që duan të punësojnë në Europë, mund t’u ndihmojë atyre të gjejnë vendin ideal.

Studimi i Conference Board

Sipas Conference Board, një think tank global për kërkime ekonomike me seli në SHBA, Danimarka është vendi më i mirë për bizneset që duan të vendosen ose të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Europë, falë kualifikimeve të larta, kulturës së fortë të biznesit dhe kostove relativisht të moderuara të punës.

Çdo kategori u vlerësua me një shkallë deri në 100 pikë. Zvicra, që renditet pas Danimarkës, ishte vendi i vetëm që arriti 100 pikë të plota në kategoritë e talenteve dhe aftësive, edhe pse kostot e larta të jetesës mbeten një sfidë për bizneset që duan të punësojnë aty.

Gjermania është ekonomia e vetme e G7 që arriti të futet në Top 10. Raporti identifikon probleme si ulja e popullsisë punëtore, që kërcënon ofertën e punës, si dhe rritjen e kostove të punës dhe adoptimin e ngadaltë të digjitalizimit.

Lexo edhe: SHBA prezanton planet për “Gazën e Re” me rrokaqiej, porte dhe zona turistike

Gjermania ka performancë të dobët edhe në konkurrueshmërinë e fuqisë punëtore (25 pikë), duke u renditur e dyta nga fundi pas Portugalisë (19 pikë) ndër 20 vendet më të mira.

Britania: Pasojat e Brexit-it lehtësohen nga talentet

Britania renditet pak pas Gjermanisë në vendin e 12-të, e ndikuar nga pasiguritë rregullatore pas Brexit-it dhe investime të pabarabarta rajonale.

Sidoqoftë, tregu i punës mbetet relativisht fleksibël, i mbështetur nga krijimi dinamik i vendeve të punës dhe sektori i fortë i shërbimeve me një bazë solide talentesh.

Raporti e përshkruan tregun britanik si një mjedis fleksibël, por i kufizuar, i varur nga rritja e shërbimeve dhe rrjedhjet ndërkombëtare të talentëve.

Franca dhe Italia: Probleme të ndryshme, renditje e ngjashme

Franca (vendi 18) dhe Italia (vendi 20) performojnë më dobët. Konkurrueshmëria e Francës pengohet nga strukturat e saj rigide: “Rregulloret komplekse dhe fleksibilitet i kufizuar ngadalësojnë shpejtësinë me të cilën kompanitë mund të përshtaten dhe të zgjerojnë veprimtarinë,” shpjegon Robert Maillard, autori kryesor i raportit.

Italia përballet me sfida në menaxhimin e kompanive, cilësinë e drejtimit dhe ngadalësinë në inovacion jashtë klasterëve industrialë tradicionale.

“Italia nuk ka mungesë talenti, por vuan për ta kthyer atë në produktivitet,” thotë Maillard. “Përhapja e ngadaltë digjitale, rënia demografike dhe pengesat administrative pengojnë që ekspertiza industriale të reflektohet në performancën ekonomike.”

Çfarë konsiderojnë më shumë headhunter-at ndërkombëtarë?

Organizata pyeti drejtorët e HR dhe ekzekutivët se çfarë vlerësojnë më shumë kur vendosin për vendndodhjen e kompanive dhe zgjerimin.

Aftësitë e duhura për detyrat aktuale dhe të ardhshme: 51%

Produktivitet i lartë i mbështetur nga aftësi teknologjike: 28%

Kostot konkurruese të punës (tatime etj.): 28%

Barazia në tregun e punës konsiderohet më pak e rëndësishme: 62%

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0