Vendet me papunësinë më të lartë të të rinjve dhe ku renditet Shqipëria - Business Magazine Albania

Vendet me papunësinë më të lartë të të rinjve dhe ku renditet Shqipëria

Vendet me papunësinë më të lartë të të rinjve dhe ku renditet Shqipëria

“World of Statistics” ka publikuar së fundmi vendet me numrin më të lartë të papunësisë tek te rinjtë.

Afrika e Jugut renditet në krye me 62.1% të të rinjve të papunë. Nigeria u rendit e dyta me 53.4%, për të vijuar me Spanjën, 27.4%, Suedinë 24.9% dhe Serbinë me 24.9% të rinj të papunë.

Shqipëria renditet e teta me 22.5% të shkallës së punësisë tek të rinjtë.

Ndërsa vendet me numrin më të ulët të papunësisë tek të rinjtë janë Koreja e Jugut, 6.1%, Hong Kongu, 5.5%, Japonia 4.2%, Kazakistani 3.6% dhe Zvicra me 1.8%.

Cilat janë vendet me papunësinë më të lartë

TIP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0