Veliaj: Shtyhet deri në qershor afati për detyrimet e bizneseve

Veliaj: Shtyhet deri në qershor afati për detyrimet e bizneseve


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se Këshilli Bashkiak do të zhvillojë për herë të parë sot mbledhje virtuale.

Do të merret vendimi për të shtyrë detyrimet e bizneseve deri në qershor, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga virusi Corona në vend. Veliaj tha se do të heqin disa investime për t’ia kaluar fondet shpenzimeve për linjat urbane dhe dezinfektimeve. Gjithashtu, një pjesë e fondeve do të shpenzohet për të blerë më shumë vakte për t’ia dërguar të moshuarve në shtëpi.

“Një nga vendimet e para që do të marrë Këshilli Bashkiak në mbledhjen virtuale do të jetë shtyrja e afatit për të gjitha detyrimet nga bizneset deri në qershor. Më pas do të konsultohemi me qeverinë, sa të zgjasë kriza, në të njëjtën masë do të jenë ndihmat dhe lehtësirat”, tha Veliaj në një lidhje të drejtpërdrejtë për A2CNN.

Erion Veliaj foli edhe për mbylljen e Parkut të Liqenit dhe ndihmën që do të ofrojë bashkia ndaj qytetarëve me aftësi ndryshe dhe të moshuarve, të cilat janë kategoria që ka më shumë nevojë për përkujdesje.

“Është absolutisht e nevojshme të kujdesemi për më të dobëtit. Ne jemi në kontakt me të gjithë institucionet dhe ata janë pjesë e listave tona. Punonjësit e bashkisë do të fillojnë me shërbimin delivery, tek të gjithë të moshuarit dhe qytetarët me aftësi ndryshe, që kemi indentifikuar. Do të dërgojmë pako ushqimore, në mënyrë që të shmangim sa më shumë daljen e qytetarëve nga shtëpia”, deklaroi Veliaj.

Numri ynë i gjelbër 0800 888 është në dispozicion. Të gjithë duhet të bëjnë detyrën e qytetarit dhe duhet të na sinjalizojnë për rastet që kanë nevojë”, shtoi ai.

“Në dallim nga një dyqan, Parku i Liqenit, nuk ka një qepen, është një hapësirë gjigande dhe kërkohet një sensibilizim i posaçëm. Vumë re se shumë të moshuar vijuan të luajnë domino dhe të frekuentojnë ambientet e parkut. Arritëm në konkluzionin që të merrnim këtë masë radikale. Parku po kthehej në një magnet për qytetarët, sidomos për të moshuarit. Për të qenë bashkë nesër, duhet të jemi të ndarë sot”.

“Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, prandaj edhe masat e marra duhet të jenë të tilla. Një nga arsyet kryesore që disa nga fqinjët tanë kanë shumë të prekur është se e morën lehtë dhe me sportivitet. Ne duhet të mësojmë nga gabimet e tyre dhe të qëndrojmë në shtëpi. Në 97-ën i dëgjonim plumbat dhe e dinim se nga vinte rreziku. Në këtë situatë është e pamundur të dëgjojmë plumbat virtualë, të cilët mund të jenë edhe më të rrezikshëm”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë distancën dhe të zbatojnë rregullat e higjienës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0