Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë ftesë biznesve të mëdha private që t’u vijnë në ndihmë prindërve që punojnë aty, duke hapur kopshte dhe çerdhe në vendin e punës.
“Dua t’i bëj një thirrje çdo biznesi, i cili ka mbi 20 nëna të reja punonjëse, të konsiderojnë hapjen e një çerdhjeje ose kopshti në afërsi të punës. Është e provuar shkencërisht, me financa, me ekomomi që fitimi vetëm shtohet. Dua që këtë ta kthejmë në standard”, nënvizoi ai.
Veliaj tha se investimet e reja të kopshteve dhe shkollave po shtrihen në periferi, në mënyrë që të ofrohet shërbim cilësor në të gjithë Tiranën.
“Nuk mjafton, jemi vetëm në fillim, por po zgjerojmë shërbimet në periferi me shkolla e kopshte, Nuk ka arsye pse të dyndemi në Tiranë me trafik dhe ngarkesë, e cila duke qenë se është urbanizuar jashtë mase, kopshtet janë në kapacitete maksimale”, tha kryebashkiaku.
Veliaj vizitoi godinën e rikonstruktuar të kopshtit në periferi të Tiranës, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto