Vdes themeluesi i kompanisë Ikea. Ja kush ishte miliarderi më kursimtar i botës. - Business Magazine Albania

Vdes themeluesi i kompanisë Ikea. Ja kush ishte miliarderi më kursimtar i botës.


Nëse keni pasur ndonjëherë ndonjë tavolinë apo dollap nga Ikea, ju lutem ulni kokën dhe mbani një moment heshtje.

Themeluesi i kompanisë, Ingvar Kamprad i cili kishte një pasuri prej përafërsisht  $40 miliardësh, ka vdekur.

Sipërmarrësi 94 vjeçar suedez, njihej për faktin e të qënit kursimtar në kufijtë e qesharakes, një personazh i cili jetonte në dyqanet Ikea nëpër botë dhe në apartamentet e studiot e improvizuara.

’Ingvar Kamprad ishte një sipërmarrës i madh, tipik i stilit suedez, punëtor dhe kokëfortë, me shumë ngrohtësi dhe shkëlqim në sytë e tij’’, thotë Ikea në një konferencë për shtyp.

Kokëfortësitë e Kamprad kanë luajtur rol kyç në krijimin e një vëmëndjeje të madhe ndaj tij. Disa nga veprimet më kurioze të Kamprad midis të tjerash janë:

  • Blinte rrobat në pazaret e lira.
  • Priste për të udhëtuar drejt një vendi të lirë, për tu qethur, në mënyrë që të paguante më pak.
  • Kishte planifikuar të linte një pasuri prej vetëm $300,000 për vajzën e tij të adoptuar.
  • Ngiste një makinë Volvo të vitit 1993 edhe pse supozohej se kishte një Porsche.
  • La Suedinë për Zvicrën në vitet 70, për të shmangur taksat e larta të vendit të tij.
  • Shpesh konsumonte vakte të lira te Ikea.

Duhet vënë gjithashtu në dukje se Kamprad kishte deklaruar se vlente shumë më pak sesa $40 miliardët, të cilat i përcaktoheshin nga studiuesit, madje edhe nga $5 miliardët të cilat Forbes i kishte përcaktuar atij sipas të dhënave. Por, kjo duket një tjetër lëvizje thjesht për të shmangur taksat.

Një tjetër raport doli me një shifër akoma më të lartë për pasurinë e tij, plot $118 milionë. Por sido që të jetë, padyshim që kishte mundësinë të qethej në një parukeri prestigjoze në Suedi, në vend që të priste një udhëtim në Vietnam per ta bërë këtë, siç vetë ishte shprehur.

Kamprad e krijoi Ikean në vitin 1950, duke zgjeruar një kompani të vogël prodhimi të vendosur në vendlindjen e tij, në Smaland të Suedisë, e cila bënte dërgesa sipas porosive, duke i shtuar mobilje të cilat  dërgoheshin në shtëpitë e klientëve të pamontuara, për të ulur kostot.

’Është në natyrën e Smalandit që të jesh kursimtar’’, tha Kamprad në një intervistë disa vite më parë, kur festonte 90 vjetorin e tij. ‘’Mendoj se nuk kam veshur asgjë e cila nuk është blerë në një pazar rrobash të lira’’.

Koncepti i tij u zgjerua në 411 vendndodhje dhe 49 shtete. Me pikat më të fundit të shtuara në vitin 2016 në Marok dhe në vitin 2017 në Serbi.

Përveç të qënit shumë kursimtar, Kamprad shpesh përmendej edhe për atë të cilën ai e quan ‘’një pjesë e jetës time  për të cilën pendohem në mënyrë të hidhur’’: lidhjet që kishte me një lider fashist suedez, në vitet 40 dhe 50, me historinë, e cila gjendet më e shtjelluar në librin e tij Leading by Design.

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0