Vazhdon biznesi i prodhimit të mjaltit nga gratë e Gjinarit e Belshit, Suedia dhe OKB mbështetetje për to - Business Magazine Albania

Vazhdon biznesi i prodhimit të mjaltit nga gratë e Gjinarit e Belshit, Suedia dhe OKB mbështetetje për to


Ato ja kanë dalë mbanë të sfidojnë krizën ekonomike, duke siguruar të ardhura për familjet e tyre falë biznesit të prodhimit të mjaltit.

Bëhet fjalë për rreth 30 gra nga Gjinari i Elbasanit, të cilat kanë krijuar grupimin “Gratë bletërritëse të Shpatit”.

Një projekt i UN Women prej muajsh po zbatohet në Gjinar dhe Belsh ku në total janë 45 bletërritëse, që janë të parat në fushën e agroturizmit.

UN Women, agjencia e Kombeve të Bashkuara në Tiranë, përmes mbështetjes financiare të qeverisë së Suedisë, ka mbështetur krijimin dhe formalizimin e këtyre grupimeve me trajnime dhe rritjen e kapaciteteve si dhe hartimin e një plani biznesi për të siguruar qëndrueshmëri të aktivitetit të tyre.

“Gjinari përfshin 11 fshatra e gati 1040 familje dhe gratë e kësaj zone e kanë në traditë bletërritjen. Ato janë marrë me këtë aktivitet prej disa vitesh, disa prej tyre kanë filluar aktivitetin rreth 20 vjet me parë, por ka dhe nga ato që kanë filluar vitet e fundit”, shprehet menaxherja e programit, Erisa Çela.

Bletërritëset e Gjinarit e kanë rritur aktivitetin e tyre duke prodhuar mjaltë nga 30 kosheret që kanë në administrim.

Gratë fermere janë fokusuar në prodhimin e mjaltit dhe vetem disa prej tyre prodhojne edhe dyll bletësh.

Prodhimi mesatar i mjaltit është afrësisht 6.5 kg/koshere. Zona e Shpatit është e njohur për cilësinë e lartë të mjaltit.

Kjo zonë ka kushte mjaft të përshtatshme për ta zhvilluar më tej këtë aktivitet për shkak të shumllojshmërisë së luleve dhe drunjve, sipërfaqeve të mëdha pyjore, dëshirës së fermereve për të vazhduar traditën e bletërritjes dhe promovimit të produktit të zonës së tyre.

Sfidat

Si çdo biznes në Shqipëri dhe aktiviteti i prodhimit të mjaltit ka sfidat e tij.

Gratë biznesmene thonë se mungesa e pajisjeve të përshtatshme për bletërritjen është një nga problemet që hasin më shpesh.

Gjithashtu dhe cilësia e ulët e medikamenteve që përdoren për trajtimin e bletëve.

Gratë e Gjinarit kanë dhe një apel për qeverinë shqiptare, ato duan mbështetje financiare si dhe promovim të produkteve që ato ofrojnë.

Belsh, gratë vetëpunësohen si rritëse bletësh

Projekti i UN Women ka gjetur zbatim dhe në bashkinë e re të Belshit për t’i ofruar grave dhe vajzave të komunitetit mundësi vetëpunësimi.

Falë këtij projekti, gratë sipërmarrëse po mendojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre.

Një prej arritjeve të projektit për fuqizimin ekonomik të grave që është zbatuar në Belsh, është ndërtimi i kapaciteteve institucionale të anëtarëve të klasterit të grave sipërmarrëse me synim rritjen e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit.

Në qytetin e Belshit që administron 5 njësi administrative, bujqësia zë vendin e parë të punësimit. Të vetëpunësuar dhe kontribues familjarë zënë vendin e parë me 78.8% kundrejt 45.5 % në shkallë vendi.

87% e grave nuk paguhen për punën e tyre apo për kontributin e tyre në sektorin e bujqësisë, sepse njihen si Punëtore Kontribuese të Familjes. 7.1 % e fermave bujqesore në Elbasan drejtohen nga fermrat.

Ndërkohë, vërehet alarmante punësimi i grave, 25.2% femra, kundrejt 51.6 % të meshkujve.

Studimi “Situata e gruas dhe diversifikimi ekonomik në zonat rurale të Shqipërisë”

Pavarësisht se pjesa e fermave familjare në pronësi të grave është shumë e vogël, shumica e grave rurale janë “menaxhere të fshehura të fermës”, sipas studimit të parë mbi gratë ruale në Shqipëri zhvilluar nga UN Women me mbështetjen financiare të qeverisë së Suedisë.

Të dhënat tregojnë se gratë janë më të angazhuara në aktivitetet e fermës (32% në krahasim me 22% të burrave) dhe kryejnë pjesën më të madhe të aktiviteteve të rëndësishme bujqësore dhe blegtorale.

Studimi është shtrirë në 24 fshatra në mbarë vendin ku janë intervistuar 1017 gra dhe 309 burra në zonat rurale, përfshirë ekspertë dhe grupe të grave prodhuese.

Studimi nxjerr në pah një pjesëmarrje shumë të ulët të grave dhe vajzave në tregun e punës dhe programet e trajnimit, kjo për shkak të kohës së papërshtatshme, distancës dhe mënyrës se si organizohen programet e trajnimit.

Gjithashtu gratë në zonat rurale kanë akses të ulët ndaj mbështetjes financiare të shtetit ose nga donatorët. Shifrat zyrtare tregojnë se numri i grave përfituese është 5 herë më i ulët se burrat. Sipas studimit mungesa e rrjeteve dhe advokimit të grupeve të grave dhe zotërimi i kanaleve të infromacionit nga burrat kanë ulur aksesin e grave ndaj mbështetjes financiare.

Studimi rekomandon se nevojitet zgjerim i shërbimeve të posaçme si mbështetje financiare, këshillim ligjor dhe rritje kapacitetesh sipërmarrëse për të arritur fuqizim ekonomik të grave dhe lehtësim i pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje duke i përfshirë ato si fermere e jo si “gra të fermerëve”.

Ndërsa proceset me pjesëmarrje janë të nevojshme për të krijuar antena sociale për të përçuar informacionin tek gratë dhe vajzat në nivel lokal.

 

burimi: lajmifundit.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0